Home Aktualitet Dalin nga greva 10 minatorë, zëvendësohen me të tjerë

Dalin nga greva 10 minatorë, zëvendësohen me të tjerë

523
0

Dhjetë minatorë të Bulqizës kanë dalë mbrëmjen e djeshme nga greva e urisë ndërsa ata janë zëvendësuar menjëherë nga minatorë të tjerë.
Në një prononcim për “Ora News” kreu i konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla ka deklaruar se minatorët janë bindur nga mjekët dhe psikologët të lënë grevën e urisë pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitej mjaft e rëndë.
Ai ka theksuar gjithashtu se greva do të vijojë derisa kompania ACR të ulet në tyrezë në mënyrë institucionale që të arrihet një marrëveshje dhe minatorët t`i kthehen punës. Ndërkohë që minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 22-të të grevës së urisë, ende nuk ka asnjë marrëveshje e cila do t`i jepte fund grevës. Pas një takimi ditë më parë mes administratorit të kompanisë ACR dhe minatorëve të Bulqizës nuk u arrit asnjë një marrëveshje zyrtare. Duke u shprehur se ndihen të pa mbështetur nga qeveria minatorët i janë drejtuar për ndihmë ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ata i kanë bërë thirrje ambasadorit Arvizu që të shkojë në Bulqizë dhe të shohë nga afër realitetin në galeri.
Ndërkohë minatorët kërkojnë rritje page 20-40%, kushte më të mira pune si largimin nga detyra të drejtorit të minierës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here