Jam balerinë tepër e kërkuar’’, kështu e fillon bisedën e saj bukuroshja shqiptare Kristjana, e cila krahas modelizmit dhe punës si balerinë, do të bëhet edhe këngëtare. ‘’Do realizoj këngën time të parë, do jem pjesëmarrëse edhe në një projekt filmik e do vazhdoj punën si fotomodele. Kam shumë gjëra për të bërë, kam vendosur të eci vetëm përpara. Bashkëpunimi që do bëj, do jetë kënga ime e parë’’, shton më tej bukuroshja, e cila ka realizuar disa foto të nxehta, edhe pse është në moshë të re. ‘’I kam bërë thjesht për qejf dhe nuk do pranoja të pozoja nudo’’, tregon ajo. Në profilin e saj hulumtuam shumë foto me reperë të njohur, por më i spikatur ishte Noizy për të cilin thotë se e ka vetëm mik: ‘’Rigelsin e kam veçse shok, kam qenë pjesë e klipeve të tij, e gjithashtu të tjerët janë miq, se kam qenë pjesë edhe e klipeve të tyre’’.
[portfolio_slideshow id=19514]
Sa bukur 😛