Home Politike Analiza e zgjedhjeve, PS rritet ne Diber, bie ne Kukes dhe ne...

Analiza e zgjedhjeve, PS rritet ne Diber, bie ne Kukes dhe ne Korce

568
0

cache-210-166-strict-161065_6TIRANE- Partia Socialiste po bën aktualisht analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit, për evidentimin e zonave problematike dhe personave që nuk kanë realizuar objektivat. “Shqiptarja.com” vijon analizën e rezultat kësaj partie, duke sjellë sot rezultatin e krahasuar me vitin 2011 për qarqet: Dibër, Kukës dhe Korçë.

Nga të dhënat shoqëruar në tabelë, rezulton se PS ka shënuar rritje të votave për këshillat bashkiakë, duke krahasuar dy zgjedhjet e fundit vendore. Por, PS ka pësuar rënie në të gjitha bashkitë e qarkut Kukës dhe në shumicën e bashkive të qarkut Korçë. Qarku Dibër përben një histori suksesi sa u takon punës së strukturave të partisë për grumbullimin e votave për këshillat bashkiakë.

Në 3 nga 4 bashkitë e këtij qarku, Partia Socialiste ka shënuar rritje krahasuar me vitin 2011, ndërsa vetëm në një ka shënuar ulje. Konkretisht, në bashkinë Bulqizë, PS është rritur nga 1966 vota në 2080 për vitin 2015. Në Peshkopi, PS kishte në vitin 2011 5,680 vota, ndërsa këtë vit ajo kishte 6876 vota, një rritje kjo e konsiderueshme duke parë trendin kombëtar të lëvizjes së votave të PS-së. Në bashkinë Burrel rritja është nga 1,957 në 2,013 vota për vitin 2015.  Ulje PS ka vetëm në bashkinë Klos, ku nga 877 vota në 2011, këtë vit ka marrë 656 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here