Home Sport Miqesorja me Italine, bileta kushton 10 Euro

Miqesorja me Italine, bileta kushton 10 Euro

532
0

Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr në shitje biletat për miqësoren e luksit që do të zhvillojë përballë Italisë më datë 18 Nëntor në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genova.

Biletat për të gjithë të interesuarit do të jenë të disponueshme nga ora 13:00 e datës 10 Nëntor pranë FSHF-së.

Bileta për të ndjekur ndeshjen do të kushtojë 10 Euro, çmimi është i vendosur nga Federata Italiane dhe FSHF nuk do të shtojë asnjë kosto tjetër.
fshf
FSHF njofton të gjithë të interesuarit se kusht i domosdoshëm për blerjen e biletës është ai i paraqitjes së një dokumenti identifikimi.

Sektori i biletave për tifozerinë shqiptare është ai i ilustruar në figurë në sektorët OL3 e TL5.

genoa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here