Home Politike Basha vijon turin në qytetin e Beratit, militantet brakstisin festen

Basha vijon turin në qytetin e Beratit, militantet brakstisin festen

540
0

basha-beratKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e tij të takimeve me bazën e partisë në qytetin e Beratit ku ra në sy një pjesëmarrje shumë e pakët e përkrahësve të kësj partie.

Në një ceremoni e cila u organizua në një universitet privat i cili është në pronësi të deputetit të PD-së, Basha u duk tejet i tensionuar nga pjesëmarrja e pakët e njerëzve ku krahas kësaj, ra në sy që edhe ambienti ku po zhvillohej ceremonia ishte shumë e errët, jo në një atmosferë tipike festive siç duhet të ishte 23 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit.

Pavarësisht kësaj, Basha në fjalën e tij nuk la pa sulmuar mazhorancën qeverisëse ku sipas tij, koalicioni fitues i zgjedhjeve është mashtrimi më i madh në historinë e pluralizmit shqiptar. “Të gjithë jemi dëshmitarë të premtimeve të bujshme të bëra gjatë fushatës elektorale, ku u premtua se do të hapeshin tre qind mijë vende pune. Se do të kishte ulje çmimesh, taksa të ulëta, legalizimet do të ishin falas, se shëndetësia do të ishte falas. Sot, katër muaj pas ardhjes në pushtet nuk jemi vonë dhe nuk jemi as herët për të gjykuar, pasi prespektiva është më e zymtë se kurrë. Faktet flasin, qeveria dështoi me projekt-buxhetin, dështoi me aksionet e saj, po dështon me rendin, dështoi me ligjin për nënpunësin civil, gjë e cila fakton ligjërisht se kjo është mazhoranca më e madhe e mashtrimit në historinë e pluralizimit shqiptar”,- theksoi kryetari i demokratëve Lulzim Basha.

Në këtë takim, kryetari i PD-së ishte i shoqëruar nga deputetët e PD-së në këtë qark, Genc Pollo dhe Astrit Veliaj dhe ish-zëvendësministrin e Brendshëm Ferdinand Poni. Dy deputetët demokrat ishin të vetmit që arritën që të fitonin mandatin e tyre në këtë qark duke shënuar në këtë mënyrë edhe rezultatin më të dobët të PD-së në zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Kësisoj, sipas deklaratave të Bashës se përgjegjësi e humbjes duhet të japin përgjigje për këtë, Pollo duhet të ishte një nga të kritikuari e PD-së pasi ishte ky që udhëhoqi fushatën për këtë qark. Por një gjë tjetër ndodhi pasi ishte vet kryetari Basha i cili e emëroi Pollon në krye të Komisionit të Medias në Kuvend.

Krahas kësaj, ndryshe nga takimet e shkuara, ambienti në ceremoninë e festimit të 23 vjetorit të PD-së në Berat ra në sy një pjesëmarrje tepër e vogël. Në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike Basha u bëri thirrje demokratëve të Beratit që të bëhen pjesë e zgjedhjes së strukturave të reja, për t’i hapur kështu rrugën një procesi të ri në Partinë Demokratike. Ai nuk la pa falenderuar edhe deputetin e tij Astrit Velia pasi sipas tij ka kontribuar shumë në fushën e arsimit duke hapur ambiente të reja universitare në të gjithë Shqipërinë. Pas takimi të djeshëm, Basha do të vijoj turin e tij të takimeve me bazën e partisë në qytetet e tjera të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here