Home Aktualitet Kush e vrau gjyqtarin Konomi? Sinanaj nxjerr porositesin

Kush e vrau gjyqtarin Konomi? Sinanaj nxjerr porositesin

583
0

vrasesi_jualian_sinaniDosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi u cili u ekzekutua në mënyrë makabër me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011, mund të jetë më pak e mistershme për drejtësinë shqiptare. I akuzuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj, u ka rrëfyer prokurorëve 2 javë më parë, gjithçka që ai di mbi vrasjen e Konomit.

“Gazeta Shqiptare” sjell sot rrëfimin e Sinanajt i cili pohon se vrasja e gjyqtarit Konomi është kryer për motive pronësie, me porosi nga Durrësi. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda më 25 tetor 2014, “bashkëpunëtori i drejtësisë”, ka treguar emra të personave konkretë, që në bashkëpunim kanë realizuar vrasjen e Konomit.

Pavarësisht se Sinanaj ka dhënë identitetin e plotë të personave që dyshohen se kanë vrarë gjyqtarin Konomi, “GSH” ka vendosur t’i fshehë emrat dhe t’i paraqesë ata vetëm me iniciale, për dy arsye: 1. Nuk dëshiron të cënojë procesin hetimor për këtë krim (duke marrë të mirëqenë faktin që ekziston një i tillë).
2. Nuk dëshiron të shpallë publikisht fajtorë persona që drejtësia deri më sot, nuk i ka cilësuar si të tillë.

HISTORIA
Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet dhe ndonëse kanë kaluar më shumë se tri vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here