Home Aktualitet Rama ne Serbi: Kosova e pavarur, realitet i pamohueshem

Rama ne Serbi: Kosova e pavarur, realitet i pamohueshem

796
0

Në një deklaratë më të gjatë se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të parë nga e ardhmja e përbashkët evropiane, duke nënvizuar se shqiptarët kanë kurajon, vizionin dhe besimin se bashkë me Serbinë duhet të ecin përpara drejt Bashkimit Europian.

rama-vucic

VUCIC: KA ARDHUR KOHA TE SHOHIM NGA E ARDHMJA
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qënë i qartë gjatë deklaratës së tij në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama, kur tha se ka ardhur koha që dy vendet tona të shohin nga e ardhmja nga BE. Problemet tona tha Vuçiç mund të zgjidhen vetëm me komunikim.

“Është një lajm i rëndësishëm se pas kaq 68 vitesh takohen kryeminsitat e dy shteteve. Unë jam i bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar për të nënshkruar marrëveshje të tjera për shkëmbime, do punohet edhe në marrëveshjen ku qytetarët tanë do lëvizin vetëm me karta identiteti. Duam që komunitetet tona të jenë në nivelet më të larta, në kuadër të integrimit të vendeve tona në BE. Kemi biseduar për hekurudhën që do kalojë nga Beogradi Podgorica dhe Tiorana, një project që presim të marrim fonde nga BE”, tha Vuçiç.

Vizitën e Ramës ai e konsideroi një moment tejt të veçantë që hap një kapitull të ri marrëdhëniesh mes dy shteteve

“Sot edhe në Shqipëri edhe në Serbi është shumë e lehtë të ngrihen tensione shovisniste, sepse kjo sjell edhe pikë politke por unë kam zgjedhur të sjell mendime demokratike të mendoj për zhvillimin e Serbisë përsa i përket ekononmisë dhe intergrimit në BE. Kjo i takon prespektivës së re të rajonit, të mos shohë nga e shkuara por të shikojmë nga e ardhmja dhe një rrugë që na çon drejt BE”, tha Vuçiç.

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me nderime në Pallatin “Serbia”, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç. Takimi i dy kryeministrave ka nisur rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Në oborrin e pallatit “Serbia” janë luajtur himnet e të dy vendeve, ndërsa kryeministri Rama ka mbajtur dorën në zemër gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar.

Zv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Tedi Blushi raportoi nga Beogradi se në atë që konsiderohet si toka e nderit është mbajtur vetëm flamuri serb, përpara të cilit janë përkulur të dy kryeministrat, ndërsa pas tokës së nderit është ngritur edhe flamuri shqiptar. Mësohet se të dy palët kanë preferuar të komunikojnë në gjuhën e tyre kombëtare dhe jo në anglisht.

Sipas gazetarit Blushi, kryeqyteti serb është ‘blinduar’ nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitorojnë nga ajri. Udhëtimi i kryeministrit shqiptar nga aeroporti i Beogradit drejt pallatit “Serbia” ka qenë i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Vizita e Ramës në Serbi është shoqëruar me polemika të shumta, pas incidentit të 14 tetorit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku kombëtarja shqiptare u bë pre e dhunës dhe racizmit në stadium, pas valëvitjes së një droni me simbole shqiptare, që u cilësua si provokim nga ana e serbëve. Pikërisht ky incident, shtyu vizitën e parë të Ramës, e parashikuar më 22 tetor. Vizita pritet të normalizojë marrëdhënit në rajon dhe shihet si një parakusht për përparimin në integrimin evropian të të dy vendeve.

RAMA PRITET PA FLAMUR SHQIPTAR NE AEROPORTIN E ‘BLINDUAR’ TE BEOGRADIT
rama-vucic1
Ora 10:00 – Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin e Beogradit, i cili ishte blinduar nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitoronin nga ajri.

Gazetari Tedi Blushi raportoi se kryeministri Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.

Forca të shumta policore kishin rrethuar zonën, ndërsa kryeministri shqiptar shoqërohet nga 6 truproja shqiptare. Mësohet se në aeroport nuk është ngritur flamuri shqiptar, por valëvitej vetëm flamuri serb.

Ajo që të bie në sy është veshja e kryeministrit shqiptar, një kostum i zi dhe kollare të kuqe. Nërkaq, mediat nga Beogradi raportojnë për një interesim të madh për vizitën në fjalë, e cila do të ndiqet nga rreth 200 gazetarë.

RAMA DHE DELEGACIONI SHQIPTAR NISET DREJT BEOGRADIT
Ora 08:45 – Vizita dy ditore e kryeministrit Rama është e para e kreut të qeverisë shqiptare pas 68 vjetësh në Serbi. Avioni me të cilin udhëtoi delegacioni shqiptar u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, në orën 08.45, ndërsa kryeministri shoqërohet prej një delegacioni që përbëhet nga: Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Me të mbërritur në Beograd Edi Rama, do të ketë takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës, e banuar nga shqiptarë, ku do të takohet me drejtuesit vendorë si dhe do të bashkëbisedojë me qytetarët.

AXHENDA E VIZITËS SË RAMËS 
Sipas axhendës, me arritjen e Kryeministrit shqiptar, në orën 11:00, në selinë e qeverisë serbe do të fillojë ceremonia zyrtare. Më pas do të vazhdohet në takimin kokë më kokë mes dy kryeministrave dhe më pas do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve nga Ministrat e Jashtëm”.

Në 12:15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët.

Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë i pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhendën e Kryeministrit për ditën e pare.

Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit.

Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar

Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës. Rama në këtë takim shoqërohet nga disa ministra, si dhe dhjetëra gazetarë shqiptarë. Gjatë qëndrimit të delegacionit shqiptar në Beograd pritet nënshkrimi i tri marrëveshjeve dypalëshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here