Home Aktualitet Rama permend Kosoven, Vuçiç nuk do ta degjoje me

Rama permend Kosoven, Vuçiç nuk do ta degjoje me

632
0

rama-vucic4Kryeministri Edi Rama e ka bërë për ujë të ftohtë homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për shtyp. Kosova është bërë shkak për deklarata shumë të forta nga ana e dy kryeministrave, pas një takimi 50-minutësh kokë më kokë mes tyre.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është një fakt. Por në këtë moment kryeministri Alaksandar Vucic, në shenjë demonstrative me një nënqeshje në fytyrë hoqi kufjen e përkthimit.

Vuçiç nuk mundi të përtypte dot deklaratën e homologut të tij shqiptar, se “Kosova e pavarur është një fakt”, duke e mbyllur konferencën para kohë e madje duke mos treguar respekt, teksa u largua i pari dhe pa i dhene as dorën Rames.

Ndërkohë ndërsa kryeministri Rama foli për Kosovën Radio Televizioni i Serbisë ndaloi përkthimin.

Debati Live mes kryeministrit Rama dhe Vucic per “Kosoven”

Rama: Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, për realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë është një realitet i pamohueshëm. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë ashtu sic po bëhet e integrimit europian si dhe euroatlantik. Dua ta përsëris edhe këtu, hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë është në rradhë të parë një cështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve, në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë se sa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epokë të re paqeje dhe vetëdije europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentat ligjorë dhe organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është vlerë nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim një i prej atyre veprave me rëndësi historike, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë”.

Vuçiç: Nuk kam pritur një provokim nga zoti Rama dhe që do të flasim për Kosovën dhe Metohinë dhe nuk e di çfarë lidhje ka më ketë.Unë nuk do t’ia lejoj askujt që ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast që të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord se do të flasim. Serbinë nuk duhet ta ulë askush.

Rama: Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe një i pandryshueshëm, pavarësisht percpektimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Ne nuk mund të na pengojë që me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të Integrimit Europian. Sa më seriozë të jemi ne, aq më seriozisht do të na marrë Europa dhe kjo është një sfidë e përbashkët mes nesh.

Vuçiç: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është i pandryshueshëm, që Kosova është pjesë e Serbisë. Por është e bukur që të flasim, në ato që t’i themi njëri-tjetrit, sy më sy se çfarë mendojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here