Home Kuriozitete SHBA printon kartmonedhat e reja $100 me teknologji 3D

SHBA printon kartmonedhat e reja $100 me teknologji 3D

659
0

Geithner, Bernanke Take Part In Unveiling Of New Hundred Dollar BillRezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një kartmonedhë të re 100 dollarëshe, e cila përfshin disa elemente të reja të sigurisë.
Në këto elemente përfshihet një shirit blu 3D dhe një logo, që sipas autoriteteve janë të vështira për t’i kopjuar. Të gjitha këto karakteristika të reja të sigurisë, kombinohen me elementët e vjetër ose tradicional.
Shefi ekzekutiv i kompanisë së letrës tha për BBC se “ky nuk është një hap i vogël për sigurinë, por është një hap gjigand”.
Gjithashtu, edhe numri 100 i kartmonedhës që ndodhet nga ana e djathtë e këndit të poshtëm, ka ndryshuar ngjyrë.
Nga ngjyrë gri apo bakri, numri 100 është bërë ngjyrë e gjelbër. Kartmonedha e re 100 dollarëshe ka hyrë në qarkullim ditën e sotme (08.10.2013).

Previous articleUrdhri, asnje gardist nuk do marre arme ne shtepi
Next articleYjet e hollywood pas operacioneve plastike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here