E premtja e kualifikimeve vendosi qe Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe Kolumbia ti bashkohen nente te kualifikuarave te para. Kjo e marte paraqet nje situate me te komplikuar. Ndeshjet e sotme pritet te zyrtarizojne te kualifikuarat e drejtperdrejta per ne Boteror por edhe ato qe do te luftojne per biletat e fundit qe kalojne nga Play Off.
Ne Europe rregullorja e kualifikimeve parashikon te kualifikohet e para e cdo grupi dhe 8 te dytat me te mira te luajne ne Play Off me njera-tjetren. Grupi A Sheh Belgjiken te kualifikuar dhe Kroacine qe ka siguruar vendin e dyte por jo Play Off. Grupi B Me Italine qe ka siguruar vendin e pare ky grup me shume mundesi do te kete te dyten me te dobet pasi kane me pak pike se te dytat e grupeve te tjera. Gjithsesi lufta mbetet e hapur pasi jane 4 ekipe me 12 dhe 13 pike. Grupi C Duket se eshte zgjidhur cdo gje ku Gjermania ka siguar vendin e pare dhe Suedia nje vend ne Play Off. Grupi D Me Hollanden qe ka prentoruar tashme biletat per ne boteror lufta per vendin e dyte qendron akoma e hapur ku Turqia 16 pike ndeshet me Hollanden, Rumania 16 pike pret Estonine dhe Hungaria 14 pike pret Andoren. Turqia kualifikohet duke mundur Hollanden dhe duke shpresuar qe Rumania te mos shenoje me shume se 5 gola. Grupi E Zvicra ka siguruar tashme vendin e pare dhe Islanda neqoftese fiton sot ne Norvegji siguron vendin e dyte. Vend i dyte qe mund te arrihet edhe neqoftese Sllovenia nuk arrin te fitoje ne Zvicer. Grupi F Tentativa e Portugalise per te arritur Boterorin nepermjet vendit te pare duket e pashprese pasi Rusia duhet te humbe me Azerbajzhanin dhe Portugalia duhet te fitoje shume thelle qe te permbyse golavarazhin e Rusise. Grupi G Sheh nje barazim ne pike midis Bosnje-Hercegovines dhe Greqise por qe golavarazhi i Bosnjes eshte nje nga me te miret e ketyre eleminatoreve dhe duket e veshtire qe Lituania ti beje balle ketij ekipi ne menyre qe ti marre minimalisht barazimin. Grupi H Ukraina do te luaje sot nje ndeshje te lehte kunder San Marinos duke shpresuar ne nje hap falls te Anglise kunder Polonise ne menyre qe te siguroje vendin e pare ne grup. Grupi I Spanja mund te humbe vendin e pare neqoftese humb sot me Gjeorgjine dhe Franca te fitoje me diference golash ndaj Finlandes.
Ne Ameriken Veriore dhe Qendrore rregullorja parashikon 3 vendet e para te kualifikohen direkt ne Boteror dhe vendi i katert te luaje ne Play Off me Zelanden e Re. SHBA dhe Kosta Rika e kane siguruar nga nje vend ne Boteror. Hondurasit i mjafton nje barazim kunder Xhamajkes per te shkuar ne Brazil kurse Meksika me nje fitore shpreson per vendin e trete por qe mund te kenaqet edhe me vendin e katert duke marre nje barazim pasi Panamaja do te beje maksimumin per te rrembyer kete vend.
Ne Amerike e Jugut Argjentina dhe Kolumbia kane prere biletat per Brazil. Kili dhe Ekuadori presin thjesht konfirmimin pasi i mjafton nje barazim ne ndeshjen finale me njera-tjetren. Nese kjo ndeshje nuk perfundon ne barazim mund te perfitoje Uruguaji por qe duhet te munde Argjentinen. Por edhe vendi i peste te con drejt Play Off me Jordanine qe nuk parashikohet veshtiresi e madhe.