Home Aktualitet Ja çdo të kërkojë zëvendësi i Klinton nga Berisha dhe Rama

Ja çdo të kërkojë zëvendësi i Klinton nga Berisha dhe Rama

540
0

Vizita e befasishme e Zëvendëssekretarit të SHBA-ve në Shqipëri pritet të sjellë edhe zhvillime të rëndësishme në vend. Në Tiranë, Steinberg do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, Kryeprokuroren Ina Rama, Presidentin Bamir Topi, kreun e opozitës Edi Rama. Teksa do të dëgjojë palët për ngjarjet e 21 Janarit dhe debatin politik të lindur pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit 2009, numri tre i SHBA-ve, i dërguar nga Hillari Klinton, pritet t’ë japë dhe qëndrimin e SHBA-vë për zhvillimet në vend. Steinberg është vënë në dijeni nga ndihmësi i tij, Tomas Countryman për situatën dhe problemet që po kalon Shqipëria dhe do të ketë mundësi t’i dëgjoj sërish sot. Ajo që dihet me siguri është fakti se zyrtari i lartë amerikan do të kërkoj që vendi të zhvilloj zgjedhjet e parashikuara lokale dhe të lejohet organi i akuzës të bëjë një hetim të plotë dhe të pavarur të ngjarjes që ndodhi më 21 Janar.
Takimet
Steinberg mbërriti mbrëmë vonë në Tiranë dhe paraditen e sotme ka paracaktuar disa takime. Në orën 9 e 40 minuta do të jetë në Presidencë për të zhvilluar takimin e tij zyrtar me kreun e shtetit. Më pas do të jetë takimi me Kryeministrin rreth orës 10 00 për të vijuar në orën 10:40 me liderin e opozitës Edi Rama. Në orën 11:15 është parashikuar takimi me Kryeprokuroren e Përgjithshme Ina Rama e cila është personi kyç në hetimin e ngjarjes që ndodhi më 21 Janar. Rreth mesditës Steinberg ka paralajmëruar një konferencë për shtyp e cila është dhe mbyllja e vizitës në Tiranë. Steinberg në bazë të informacionit të bërë publik do të kërkojë në mënyrë të prerë që palët politike të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk dihet nëse ka ndonjë plan tjetër në kushtet kur do hasë në kundërshti nga palët. Opozita ka paralajmëruar se do të pranonte zgjidhje vetëm duke shkuar në zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk arrihet kjo do të kërkojnë kompozim të ri të KQZ-së dhe ardhjen e sa më shumë vëzhguesve të huaj.
Opsionet e zgjidhjes
Varianti i parë i zgjidhjes së krizës politike do të jetë, hyrja e opozitës në zgjedhjet lokale dhe hetimi i plotë i 21 Janarit. Ky opsion hidhet poshët nga opozita e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Varianti i dytë është shtyrja e zgjedhjeve dhe ardhja e një numri të madh të vëzhguesve. Kjo do të kundërshtohet nga mazhoranca që nuk do të shtyjë asnjë ditë të vetme zgjedhjet lokale që janë parashikuar më 8 Maj. Varianti i tretë lidhet me zgjedhjet e parakohshme që kundërshtohen në mënyrë të plotë nga ana e mazhorancës. Se si do të zgjidhet kjo situatë mbetet ende për tu zbuluar.

Countryman takon liderin e opozitës
Zv. ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Tomas Countryman u takua dje me kreun e PS-së Edi Rama në Bashki. Vizita e Contryman në Shqipëri ka për objekt diskutimin me autoritete për gjetjen e një zgjidhje për ngërçin politik dhe zgjedhjet lokale. Countryman shoqëron delegacionin e lartë amerikan që nis takimet në Tiranë me autoritetet me të larta dhe që kryesohet nga zv. sekretari amerikan i Shtetit James Stainberg. Gjatë ditës së djeshme Countryman ka zhvilluar një takim dhe me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.

Haxhinasto takon Countryman, ku diskutohet situata politike
Zv. ndihmës sekretari ametrikan i Shtetit Tomas Countryman ka takuar dje pasdite ministrin tonë të Jashtëm Edmond Haxhiansto. Menjëherë pas takimit kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto ka bërë publike për mediat detaje të takimit me Thomas Countryman. Sipas tij “takimi ishte i hapur dhe u diskutua për situatën politike në vend. SHBA vazhdon të mbajë të njëjtin qendrim që ajo duhet zgjidhur nga klasa politike shqiptare, nga mazhoranca dhe opozita”,- theksoi më tej Haxhinasto. “Mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësitë kushtetuese për të gjetur zgjidhje”,- ishin këto fjalët e Contryman gjatë takimit me Haxhinaston. Në takim është folur edhe për ngjarjet e 21 Janarit, ku Haxhinasto ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e SHBA-ve për “domosdoshmërinë e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm”. Contryman citohet të ketë folur edhe për zgjedhjet e 8 Majit. SHBA presin që çdo parti të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas të cilit “ato duhen bërë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës”. Countryman shoqëron delegacionin e lartë amerikan që nis takimet në Tiranë me autoritetet me të larta dhe që kryesohet nga zv. sekretari amerikan i Shtetit James Stainberg. Vizita e Stainberg në Shqipëri ka për objekt diskutimin me autoritete për gjetjen e një zgjidhje për ngërçin politik dhe zgjedhjet lokale.

Lajçak: Situata në Shqipëri tejet shqetësuese
I dërguari i shefes se Politikës së Jashtme të BE-së, për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën Miroslav Lajcak gjatë një interviste për agjencinë prestigjioze “Reuters”, ka folur mbi situatën politike në Shqipëri, duke bërë komentet e tij mbi zhvillimet e fundit në vendin tonë. “Ka shtete ku zhvillimi nuk është i kënaqshëm. Vendet po shkojnë drejt sfidave të politikës së brendshme, dhe në disa raste ne flasim për kriza politike, në të cilën Shqipëria është e para. Po cila është arsyeja? Mund të jetë kriza ekonomike, mund të jetë fakti se Komuniteti Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian sigurisht po përpiqen që të zgjidhin më shumë problemet e tyre të brendshme ekonomike. Këto vende duhen drejtuar në proceset e integrimit. Filozofia e Integrimit Europian është që vendet kanë perspektivën, por ato duhet të kenë anën proaktive” ka thënë Lajcak. Më pas ai ka folur për detyrimet që ka Shqipëria për të plotësuar kushtet në integrimin në BE. ” Janë kushte të qarta që duhen plotësuar për Shqipërinë që të marrë kandidaturën e statusit, brenda fundit të këtij viti, por fatkeqësisht, në vend që të fokusohen në rekomandimet kryesore të përcaktuara nga Bashkimi Europian, vendi tani është thellësisht i ndarë dhe i fokusuar në konfliktet e brendshme sesa në Integrimin Europian.. kështu që ne jemi të shqetësuar, dhe jemi të gatshëm të ndihmojë dhe të asistojmë, dhe të shohim gatishmërinë  dhe vullnetin e të dy forcave më të mëdha politike për tu angazhuar në dialog të ndershëm, dhe me pas të ndihmojmë” ka pohuar Lajçak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here