Home Aktualitet Komisioni Europian: Zgjidhni krizën! Anëtarësimi pezull

Komisioni Europian: Zgjidhni krizën! Anëtarësimi pezull

627
0

Dështimi i kompromisit në parlamentin shqiptar ka shkaktuar zhgënjimin e Brukselit që i rikujton Tiranës se vijon të mbetet në fuqi ndërprerja e procesit të integrimit. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Patrizio Fiorilli, që foli në emër të kabinetit të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha për Alsat se procesi i integrimit vazhdon të mbetet i ndërprerë mes Tiranës dhe Brukselit.

”Për në ky është një lajm i keq sepse siç e dini procesi i aderimit në Bashkimin Europian është i nderprerë për mungesë të marrëveshjes. Sigurisht që do të ketë përpjekje të tjera, por ky rast nuk u shfrytëzua në mënyrë që në parlament të punohet sëbashku. Kështu procesi i integrimit mbetet i ndërprerë. Do të ketë, besoj, raste të tjera në të ardhmen, por pa hyrë në detajet e politikës së brendshme shqiptare sepse Komisioni Europian nuk ndërhyn asnjëherë në politikën e brendshme, duhet të jemi të përgjegjshëm për këtë dështim. Mungesa e marrëveshjes vonon integrimin. Ky është një rast i humbur” tha Fiorilli.

Pas refuzimit të statusit të kandidatit për Shqipërinë, Brukseli kërkoi zgjidhje të ngërçit politik vendas për të vijuar me procesin e integrimit Shqipëri- BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here