Home Aktualitet Policia vijon aksionin, zbulohen 12 Tone hashash ne 30 shtepi

Policia vijon aksionin, zbulohen 12 Tone hashash ne 30 shtepi

503
0

lazarat13
Policia e ka ngushtuar rrethin e grupeve që po sulmojnë me armë. Mbrëmjen e djeshme e deri në mesnatë ka pasur të shtëna me armë nga grupi i trafikantëve dhe Forcave Speciale të Policisë së Shtetit, që kanë nisur një operacion për mbylljen e pjesës veriperëndimore të fshatit. Aksioni ka ngushtuar rrethimin ndaj bandës së trafikantëve, me qëllimin që gjatë aksionit të mos ketë gjakderdhje. Mbrëmjen e ditës së katërt të aksionit antikanabis, kanë rifilluar sërish të shtënat mes policisë dhe trafikantëve pasi kishte disa orë që zona kishte rënë në qetësi.

Policia ka intensifikuar aksionin dhe pritet t’i drejtohet qendrës së Lazaratit, ndërsa ky intensifikim do të vijojë përgjatë gjithë mbrëmjes. Të shtënat raportohen se vijojnë të jenë si nga kriminelët ashtu edhe nga policia, ndërsa deri më tani nuk raportohen të lënduar.

lazarat112

Po ashtu mësohet se policia ka lokalizuar një snajper në pjesën perëndimore të Lazaratit, ndërsa vijojnë kontrollet në çdo sektor të fshatit. Ditën e sotme, në njoftimet për shtyp policia dhe banorët e Lazaratit janë konfrontuar lidhur me listën e personave të shpallur në kërkim, ku sipas një pjese të banorëve, emrat e tyre në këtë listë janë gabimisht pasi sipas tyre ata janë të pafajshëm.

Ndërkohë nga ana e saj policia ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre si dhe të bashkëpunojnë për verifikimet procedurale të tyre. Po ditën e sotme gjatë kontrollit të ushtruar në 7 banesa në fshatin e Lazaratit janë sekuestruar 1.5 ton kanabis sativa dhe janë asgjësuar 2000 rrënjë bimë narkotike hashash.

lazarat11

Sipas policisë gjatë kontrollit në këto banesa, krahas lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe 3 armë zjarri automatikë, 1 armë gjahu çifte si dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Po ashtu ditën e djeshme policia, gjatë kontrollit të ushtruar në 30 banesa të zonës, zbuluar 11.3 ton kanabis si dhe janë asgjësuar 70 rrënjë bimë narkotike.

Pavarësisht situatës së tensionuar në fshatin e Lazaratit, policia ka përsëritur se 1000 trupat speciale të efektivëve blu nuk do të ndalojnë aksionin e ndërmarrë antikanabis, deri në momentin e asgjësimit të gjithë lëndës narkotike si dhe arrestimin e personave përgjegjës për sulmet me armë ndaj policisë.

1000 forca speciale në terren
Në terren u angazhuan rreth 1000 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë. Po ashtu janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here