Home Teknologji WhatsApp, perditesime ne dergimin e mesazheve

WhatsApp, perditesime ne dergimin e mesazheve

639
0

1485428875whatsappWhatsApp po bën përditësimin më të madh në aplikacionin e tij mjaft të suksesshëm. Dhe kjo do ndryshojë mënyrën se si do të dërgoni mesazhe me tekst.

Ky përditësim i fundit, i cili për momentin është i vlefshëm vetëm për përdoruesit e iPhone, i jëp mundësi njerëzve të dërgojnë mesazhe me tekst, edhe nëse nuk janë të lidhur me internetin qoftë përmes wifi, qoftë përmes mobile data.

Në këtë moment, përdoruesit pa lidhje interneti mund të bëjnë gati një mesazh përgjigje, por nuk mund ta dërgojnë derisa smartpone të rilidhet.

Sipas përditësimit, “mesazhet do të bëhen gati dhe do të dërgohen kur telefoni juaj të lidhet me internetin”, sqaron WhatsApp.

Është një ndryshim i vogël, por që mund të jetë i nevojshëm për ata që përpiqen të përdorin aplikacionin në zona me lidhje të dobët interneti.

Gjithashtu aplikacioni më i përdorur për mesazhe ka rritur në mënyrë dramatike numrin e fotove dhe videove që përdoruesit mund të dërgojnë vetëm me një mesazh,

Deri para përditësimit kufizimi ka qënë me 10 foto ose video, por tashmë do të jetë 30 të tilla.

Dhe e fundit, WhatsApp ka ridizenjuar menunë e përdorimit të kapacitetit në rubrikën Settings.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here