Home Rajoni Vazhdojne protestat ne Maqedoni. Ne Tetove perleshje me policine

Vazhdojne protestat ne Maqedoni. Ne Tetove perleshje me policine

761
0

proteste-shkup2Protestat për rastin “Monstra” ku u dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve 2 vjet më parë, kanë rinisur edhe sot, ku krahas Shkupit, qindra qytetarë kanë protestuar në Tetovë, Gostivar, Strugë e Dibër.

E ndërsa në Shkup protesta nisi dhe mbaroi e qetë, pa incidente me policinë, në Tetovë ajo është përshkallëzuar duke sjellë edhe përleshje të dhunshme fizike me policinë ku mbetën të plagosur edhe 10 persona, mes të cilëve 6 policë dhe 4 protestues.

Sipas mediave maqedonase, protestat kanë përfunduar edhe në Tetovë ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymuese për të shpërndarë protestuesit, të cilët ishin nisur për tek selia e BDI-së.

Protestuesit tetovarë, të irrituar nga gjendja e krijuar për rastin “Monstra” dhe bllokimit të rrugës për tek selia e BDI-së nga ana e policisë, janë përleshur edhe fizikisht me grushta madje policia ka përdorur edhe shkopat e gomës ndaj tetovarëve.

proteste-shkupLidhur me protestat Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi se ka marrë masa për identifikimin e pjesëmarrësve në protesta që kanë hedhur gurë ndaj pjesëtarëve të policisë, dhe që kanë lënduar punonjësit e policisë duke dëmtuar edhe ndërtesën e Gjykatës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase sipas të cilave policia ka identifikuar 24 pjesëmarrës në protestat e së premtes, nga të cilët gjashtë mbrëmë janë dërguar para gjykatësit të dyshuar se kanë kryer vepër penale “Pjesëmarrje në turmë dhe parandalim të personit zyrtar për të kryer detyrë zyrtare”.

Ndërkaq, pas protestave dramatike të cilat u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, protesta e sotme kaloi e qetë dhe pa asnjë incident. Në protestën e sotme forca të shumta policie si dhe automjete të blinduara kanë ndjekur protestuesit nga Çairçanka deri në afërsi të qendrës së lagjes Mavrovasja, prej ku më pas protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Protesta ka pasur edhe në Stamboll ku dhjetëra shqiptarë janë mbledhur para ambasadës maqedonase ku kanë protestuar ndaj rastit “Monstra”. Ndërkaq edhe artistë dhe sportistë shqiptarë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestat e së martës që pritet të zhvillohen në Tiranë.

Rrjetet sociale organizojnë protestat, të martën edhe në Tiranë
Prostestat e sotme u paralajmëruan më herët në rrjetet sociale. Ndërkaq, po në rrjetet sociale janë paralajmëruar protesta edhe në Tiranë, për ditën e martë.

proteste-shkup1“Së bashku me çdo qytetar mblidhemi të Martën në oren 18:00 tek Piramida (Tiranë) në mbështetje të vëllezervë tanë Shqiptarë në Maqedoni… Me pjesëmarrjen dhe të Kampionit të Europes Nuri Seferi…”, njoftohet në rrjetet sociale.

Sipas agjencisë “INA”, protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptarë dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.

Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, misionet e Natos dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme. Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve që do të rezultonte në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.
protesta shkup

Ministria e Brendshme: Paraburgim për disa nga protestuesit
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë masa për identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve në protesta që kanë hedhur gurë ndaj pjesëtarëve të policisë, dhe që kanë lënduar punonjësit e policisë dhe që kanë dëmtuar ndërtesën e Gjykatës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase sipas të cilave policia ka identifikuar 24 pjesëmarrës në protestat e së premtes, nga të cilët gjashtë mbrëmë janë dërguar para gjykatësit të dyshuar se kanë kryer vepër penale “Pjesëmarrje në turmë dhe parandalim të personit zyrtar për të kryer detyrë zyrtare”.

Sipas zëvëndësit të Ministrisë Ivo Kotevski, Gjykata ka dhënë masën e paraburgimit ndaj gjashtë personave në një afat 8 ditor ndërsa janë transferuar në burgun hetues. Sipas Kotevskit Ministria ka bërë dokumentimin e dëshmive edhe për dy persona, të cilët në procedurë të mëtejshme gjithashtu do të ndiqen penalisht. Kundër nëntë personave është ngritur akuza për shkelje të rendit publik dhe u janë dërguar urdhëresa për pagesë të gjobave.

“Në bazë të video incizimeve policore dhe incizimeve të grumbulluara nga mediat, qartësoi Kotevski, janë identifikuar edhe shtatë persona, ku një pjesë prej tyre janë shoqëruar, ndërsa të tjerët do të thirren gjatë hetimeve. Siç theksoi zëdhënësi i Ministrisë, pas përfundimit të hetimeve, edhe këto persona do të procedohen për akuzat përkatëse. Në lidhje me protestat e djeshme, janë arrestuar tre persona dhe pas përfundimit të konsultimeve me Prokurorinë, do të merret edhe vendimi ndaj tyre.

Rasti “Monstra”, protesta edhe në Stamboll
Dhjetëra shqiptarë dhe turq sot janë mbledhur sot para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll për të protestuar kundër vendimit për burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve nga Maqedonia, thekson “Zhurnal”. Flamuj të UÇK-së, dhe parulla “Jemi një” u panë në duar të protestuesve të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre kundër rastit “Monstra” nga gjykata maqedonase.

Nuri Seferi dhe Altuna Sejdiu: Do i bashkohemi edhe ne protestës
Protestat që po zhvillohen në Maqedoni dhe ato që po paralajmërohen në Prishtinë dhe Tiranë po marrin mbështetjen edhe nga sportistët dhe artistët shqiptarë. Një gjë të tillë ka paralajmëruar edhe kampioni evropian në boks, Nuri Seferi i cili enkas do të udhëtojë nga Zvicra për të marr pjesë në tubimin që do të zhvillohet të martën në Tiranë, thekson “Zhurnal”.

“Duke pare situatën ne Ilirid qe nga dita ne dite po vështirësohet Kampioni i Evropës e ndjen si detyrim moral dhe Kombëtar qe te kthehet ne Vendlindje ne mbështetje te shqiptarëve në ilirid. Kështu Nuri Seferi nesër do të niset për ne Shqipëri ku do të marre pjesë ne protestën e paralajmëruar ne Tiranë te martën para ambasadës se Maqedonisë. Mbas kësaj Proteste Kampioni Nuri Seferi do te niset menjëherë për ne Maqedoni për te kërkuar drejtësi për 6 shqiptaret e pafajshëm qe u dënuan me Burg te përjetshëm” thuhet nga stafi i Nuri Seferit për “Zhurnal”.

Me protestat e shqiptarëve në Shkup është mishëruar edhe këngëtarja e njohur nga Shkup, Altuna Sejdiu.

“Sot shqiptarët e Maqedonisë protestojnë. Unë do të protestoj të mërkurën në Prishtinë. Shpresoj që edhe koleget nga Shqipëria të tregojnë që ‘Jemi një’ në protestën në Tiranë të martën. Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Dibër dhe Strugë, jam me ju”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Përfundon protesta në Tetovë, lëndohen 4 protestues dhe 6 policë
Ora 17:02 Ka përfunduar protesta në Tetovë, konfirmojnë mediat maqedonase, që siç theksohet si rezultat i përleshjeve, 10 persona,prej tyre katër protestues dhe gjashtë policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Tetovës. Sipas burimeve spitalore, të 10 të lënduarit kishin plagë të lehta dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore. Protesta e sotme në Tetovë u përshkallëzua në përleshje fizike me policinë, ku u përdoren edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymuese për të shpërndarë protestuesit.

Tetovë, protestuesit përleshen me policinë
proteste-shkup4Ora 15:45 Qindra protestues tetovar përleshen me policinë, lëndohen disa policë dhe protestues. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës dhe shok bomba ndaj protestuesve të cilët ishin nisur për tek selia e BDI-së. Protestuesit tetovarë, të irrituar nga gjendja e krijuar për rastin “Monstra” dhe bllokimit të rrugës për tek selia e BDI-së nga ana e policisë, janë përleshur edhe fizikisht me grushta madje policia ka përdorur edhe shkopat e gomës ndaj tetovarëve. Pas përshkallëzimit të tensionit policia ka përdorur shok bomba dhe gaz lotësjellës, për të larguar protestuesit.

Përfundon e qetë protesta në Shkup
Ora 15:30 Dhjetëra qytetarë të Shkupit kanë protestuar edhe sot kundër dënimit të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm. Ndryshe nga dy ditët e para, protesta e sotme kaloi e qetë dhe pa asnjë incident. Forca të shumta policore të shoqëruara edhe me automjete të blinduara kanë ndjekur protestuesit nga Çairçanka deri në afërsi të qendrës së lagjes Mavrovasja, prej ku pastaj protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë. Familjarët e të dënuarve thanë se protestat e qeta do të vazhdojnë deri në lirimin e të familjarëve të tyre, për të cilët thanë se janë dënuar pafajsisht.

Protestë edhe në Dibër
Ora 14:08 Rreth 200 të rinj dibranë protestuan para objektit të Gjykatës Themelore në Dibër kundër dënimeve që dha Gjykata e Shkupit për 6 të akuzuarit në procesi e ashtuquajtur “Monstra”. Protestuesit që mbanin flamuj kombëtar në fillim u tubuan në Sheshin Skënderbeu dhe pastaj u përqendruan para Gjykatës së Dibrës, në të cilin objekt është edhe prokuroria. Protestuesit para Gjykatës, në hyrjen e të cilës kishte 20 policë të stacionit policor të Dibrës, kënduan këngë patriotike shqiptare dhe hodhën parulla: “Duam liri”, “Edhe ne jemi me Shkupin”, “Poshtë Ali Ahmeti”, “Ne duam drejtësi”, “Shqipëri Etinike”, “Ilirida”, “Poshtë gjykata” etj. Pas kësaj, protestuesit qetë vazhduan marshin në rrugën qendrore “8 shtatori”. Protesta në fjalë kaloi qetë.

Protestat, solidarizohet edhe Struga
Ka filluar protesta e paralajmëruar edhe qytetin e Strugës për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”. Protestuesit kanë dalë në protestë të qetë dhe duke kërkuar drejtësi pas dënimit me burg të përjetshëm ndaj 6 shqiptarëve.

Fillon protesta edhe në Gostivar
Qindra protestues janë grumbulluar për të protestuar edhe në Gostivar, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”. Protestuesin kanë kërkuar drejtësi duke brohoritur parulla kundër BDI-së, “poshtë qeveria”, po dhe kundër polices së parë, Gordana Jankullovska. Anësh rrugëve kryesore është vërejt edhe prezenca e polices, ndërkaq, protestë identike është duke u mbajtur edhe në Tetovë.

Fillon protesta në Tetovë
Qindra protestues pikërisht në orën 14 kur ishte paralajmëruar mbajtja e protestës në Tetovës, janë grumbulluar në qendër të Tetovës, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësorë “Monstra”.

Shumica të rinj kanë marshuar nga qendra e Tetovës në drejtim të Gjykatës, duke vazhduar rrugës kryesore, drejtë selis së BDI-së. Protestuesin kërkojnë drejtësi dhe brohorisnin parullat kundër BDI-së, “poshtë qeveria” Anësh rrugëve kryesore vërehet edhe prezenca e policisë, por në numër të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here