Home Aktualitet Ndricim Gjokona, i penduari i “Bandes se Tritolit” i ve flaken qelise...

Ndricim Gjokona, i penduari i “Bandes se Tritolit” i ve flaken qelise se burgut

616
0

burgu-313Ndriçim Gjokona i vë flakën krevatit në qelinë e burgut 313 në Tiranë. I penduari i “Bandës së Tritolit”, i cili shërbeu si provë e fortë për policinë për zbërthimin e të ashtuquajturës banda e “bombave C4”, ka djegur krevatin dhe rrobat e tij në burg. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve shprehet se mbeten ende të paqarta shkaqet pse Ndricim Gjokona ndërmori këtë veprim, por burimet thonë se herë pas here ai ka shfaqur shenja frike edhe për shkak të qëndrimit në të njëjtin burg me Juljan Sinanaj, vrasësin me pagesë dhe një prej anëtarëve kryesorë të bandë së tritolit të denoncuar nga vetë Gjokona.

Dëshmia e Gjokonës, i cili pranoi se kishte qenë pjesë e një bande kriminale që kryente vrasje përmes shpërthimeve me eksploziv, e çoi policinë në identifikimin dhe kapjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, pak muaj më parë.

Ndriçim Gjokona dhe Sinanaj, kishin pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për prishje pazaresh, pasi i penduari e furnizonte atë me lëndë plasëse, ndërsa në këmbim merrte para ose ndonjë apartament. Për shkak të përplasjes dhe nga frika e ndonjë ekzekutimi të mundshëm, Gjokona iu drejtua “News24” dhe policisë, ku rrëfeu gjithçka dinte.

Kështu, pak ditë pas marrjes së dëshmisë së tij, policia arrestoi Julian Sinanajn, konkretisht më 25 janar 2014, i cili dyshohej për vrasje me pagesë. Sinanaj pranoi pa hezitim të bashkëpunonte me drejtësinë, duke rrëfyer krimet e kryera prej tij, që nga vrasja e Sokol Veizit në Vlorë, vrasjen e biznesmenit Agron Çela, vënien e tritolit në shtëpinë e Ardian Kollozit, e plot krime të tjera të rënda.

Më pas, në pranga përfundoi Marjon Mitro, që Sinanaj e akuzonte si porositës të lëndës eksplozive që u zbulua në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, si dhe Ilir Karçini, biznesmen. Ky i fundit dyshohet si porositës i vrasjes së biznesmenit tjetër Piro Bare, ngjarje e parandaluar nga policia. Andon (Erjon) Mëhillaj, i dyshuar si sekser i Julian Sinanajt, u vetëdorëzua pak ditë më parë, ndërsa Genis Mëhillaj, gjithashtu i dyshuar si sekser, vijon të jetë ende në listën e të shumëkërkuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here