Home Politike Vijon numërimi në kryeqytet, kryeson Rama

Vijon numërimi në kryeqytet, kryeson Rama

627
0

Vijon procesi i numërimit në kryeqytet ku deri më tani janë numëruar 10 kuti votimi në njësitë bashkiake numër 4 dhe 9.

Deri më tani kandidati i PS-së Edi Rama kryeson me 3301 vota kundrejt kandidatit të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 2984 vota ndërsa kandidati Hysni Milloshi ka 26 vota.

Gjithashtu janë numëruar 5 kuti në njësinë bashkiake numër 1 në kryeqytet ku Edi Rama ka marrë 1537 vota kundrejt rivalit të tij Lulzim Basha I cili ka marrë 1969 vota.

Ndërkohë vijon numërimi edhe në qytete të tjera të vendit ku në Berat, nga rezultati i deritanishëm është në krye kandidati e PD-së Ilir Deçolli me 1705 ndërsa kandidati i PS-së Nasufi ka marrë 1567.

Ndërkohë janë numëruar 10 nga 15 qëndra në Bashkinë e Himarës ku deri më tani kryeson kandidati i PS-së Jorgo Goro me 927 vota, kandidati i PBDNJ-it Vasil Bollano ka amrrë 738 vota, kandidati i PD-së Sevo Prifti ka marrë 364 vota dhe kandidati I MEGA-s Dhimitës Llazari ka marrë 63 vota. kështu në bashkinë e Himarës mbeten për t`u numëruar edhe 5 qëndra votimi.

Ndërkohë vijon numërimi i votave në bashkinë e Gjirokastrës ku deri më tani janë numëruar 9 kuti dhe pritet të numërohen edhe 8 kuti të tjera.

Deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me 1941 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Sinoymeri i cili ka marrë 1477 vota.

Ndërsa në bashkinë e Përmetit kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” me 1407 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Kujtim Hoxha I cili ka marrë 1260 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here