Home Aktualitet Sarandë, hidhet në erë makina e një drejtuesi të policisë

Sarandë, hidhet në erë makina e një drejtuesi të policisë

520
0

Hidhet në erë makina e një drejtuesi të policisë së Sarandës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar ku makina me targa W33BFA në pronësi të komandantit të grupit të gatshëm të policisë së Sarandës Aleksandër Lulo ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sipas hetimeve paraprake rezulton se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi i llojit tritol.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here