Home Politike John McCain viziton Tiranen

John McCain viziton Tiranen

988
0

Senatori amerikan, John McCain mbërriti në Tiranë, ku u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.

Gjatë bashkëbisedimit me senatorin dhe ish-kandidatin për President, Kodheli e njohu atë me progresin e vendit tonë në fushën e mbrojtjes dhe rolin që luan Shqipëria si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, e në veçanti ISIS.

Senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane.

Para se të zbriste në Tiranë, senatori McCain u ndal në Beograd dhe Prishtinë. Në Serbi ai bëri apel për dialog me shqiptarët, ndërsa në Kosovë porosia kryesore ishte ajo për ushtrinë.

“Ushtria duhet të ngrihet vetëm përmes ndryshimeve të Kushtetutës”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here