Home Aktualitet Ogreni: Neda zbukuron ditët e mia

Ogreni: Neda zbukuron ditët e mia

845
0

Neda dhe Ogreni tani po shijojnë në paqe dashurin e tyre, që nisi ashtu siç ata nuk e kishin menduar kurrë. Lindi në një program televiziv ndër më të ndjekurit në Shqipëri
dhe po ashtu këta dy personazhe ishin ndër më të përfolurit në atë program.

E patën të vështirë të gjenin shumë miq brenda, por si do që të ishte puna, ata gjetën njeri tjetrin. Për këtë pjesë Ogreni pohon se ishte një nga rastësi e bukura që i kanë ndodhur në jetë. Të sulmuar, të pa pranuar nga një pjesë e banorëve dhe e publikut
ata ecën përpara duke e konsideruar njëri tjetrin por edhe veten të veçantë.

Shumë shpesh ndjenjat dhe historitë e dashurisë që lindin në realit shout e ndryshim vihen në dyshim për sinqeritetin dhe kohëzgjatjen e tyre. Ndërsa për Nedën dhe Ogreinin kjo gjë nuk rezulton kështu. Ata po jetojnë ditët e tyre duke i bërë ato më të bukura.

Në këtë intervistë për Sh2-n Ogreni rrëfen eksperiencën e tij në Big Brother, dashurine me Nedën dhe se përse nuk duhet ta fitonte Ermela këtë BB. Ajo që është diskutuar së
tepërmi gjatë prezencës së Ogrenit në atë program televiziv ishte bindja se ky djalë do e fitonte Big Brother se ishte kunati i një personazhi të njohur mediatik, a e “penalizojë”
kjo gjë Ogrenin?

Ai mendon që Po, ka ndikuar por në fund të fundit ai realizojë një dëshirë të madhe atë të daljes natën e fundit nga shtëpia. Ata tanimë po jetojnë historinë e tyre të dashurisë që nisi nën dritën e kuqe të llampave të kamerave dhe po vazhdon nën dritën e
diellit që prej disa ditësh. Janë krejt indiferent për ato çka fliten rreth e rrotoll dhe kanë marrë nga kjo eksperiencë anët pozitive që në jetë do i vlejnë së tepërmi.

Ogren, ju ishit pjesë e një realit shou nga më të ndjekurit në Shqipëri. Tani që u bën ditë që keni dal nga shtëpia, mendoni se keni bërë mirë apo keq që keni qenë pjesë e tij dhe pse?

Big Brother-in mund ta konsideroj si një eksperiencë shumë të rëndësishme të jetës sime. Eksperience prej se cilës rikonfirmova shumë bindje që kisha për veten. Patjetër, eksperiencë së cilës i dhashë dhe me dha shumë.

Ishte Big Brother një strategji apo trampolinë për të arritur diku…. ku?

Për mua ishte vetëm çështje sfide me veten dhe të tjerët. Meqenëse ky format është televiziv dhe imazhi si pasoje e kontributit tim të suksesshëm atje tashmë është krijuar, çdo rrjedhojë pozitive që vjen prej tij, patjetër është e mirëpritur!

Çfarë more dhe çfarë dhe në atë shtëpi?

Kam trajtuar çdo sfide seriozisht dhe me dëshirë të madhe për të fituar, mund të them me
bindje që kam qenë një nga personazhet kryesore të atij programi. Sukses i madh për mua është arritja në finale, pasi ky ishte edhe qëllimi im kryesor, sidomos pas bindjes që kisha se atë program nuk do mund ta fitoja dot për arsye paragjykimesh të pabaza që ju tashme i dini.

Ishe vazhdimisht i sulmuar nga banorët e tjerë dhe gjithmonë i rezistojë sulmeve. Çfarë
mendon se të bënte të ishe i sulmuar?

Sigurisht banorët e shtëpisë u ndërgjegjësuan shpejt për potencialin tim dhe e ndjenin
shumë fort konkurrencën. Në shtëpi vërehej një sindromë që quhej “vjedhja e protagonizmit” dhe shumë prej tyre, nën efektin e presionit të nominimit, kërkonin ta arrinin këtë gjë pikërisht nëpërmjet meje dhe marredheniës sime.

E kishit menduar që në atë shtëpi do të gjenit një person të veçantë si Neda?

Të krijoja një lidhje në atë ambient nuk ishte qëllimi im dhe mund të them që ishte një e
papritur shumë e bukur e cila ndryshoi gjithçka. Ajo tashmë është pranë teje.

Të vjen keq që kjo lidhje është shumë publikë?

Duke qenë se në të dy ishim pjesë të një formati televiziv, kemi marrë parasysh që marrëdhënia jonë mund të jetë mjaft publike. Mirëpo, të dy kemi ditur të ruajmë shumë aspekte të marrëdhënies sonë vetëm për njëri-tjetrin.

Mbase do të donit diçka më intime apo jo?

Mund të them që pavarësisht faktit që jemi dy njerëz publike, kjo nuk ka ndikuar deri në pikën e të kthyerit në një problem për ne. Marrëdhënia jonë ka tashmë formën e një marrëdhënieje normale çifti, me të gjitha karakteristikat e nevojshme dhe të bukura të përfshira brenda saj.

Çfarë ju pëlqeu më shumë tek ajo?

Qe ditët e para qe jemi njohur, më kanë bërë përshtypje shumë aspekte të karakterit të Nedës. Formimi, botëkuptimi i saj, ndjeshmëria, e më vonë vlerat dhe parimet e përbashkëta të cilat na afruan akoma më shumë me njëri-tjetrin. Neda është vajze e përkryer dhe e rrallë!

Ka diçka që ju pëlqen por që e keni zbuluar tani kur keni dal nga Big Brother?

Sigurisht që ka! Menyra se si Neda i bën ditët tona shumë të bukura, diçka që e bënte dhe brenda në shtëpi. Mirëpo jashtë, edhe pse koha është e kufizuar dhe impenjimet janë të shumta, ajo i gjen gjithmonë mundësitë për të bërë diçka të re dhe të veçantë që e zbukuron marrëdhënien tonë.

Po një ves të sajin që nuk e pëlqen?

Vesi është fenomen negativ karakterial, ajo nuk ka të tilla.

Si janë ditët e tua me Nedën?

Janë të ndryshme dhe të larmishme. Mund të them që është e njëjta Nedë që ishte dhe brenda në shtëpinë e BB. E dashur, e vëmendshme dhe gjithmonë me dëshirën për të më surprizuar e për të na bërë të ndihemi mirë. Shumicën e kohës e kalojmë bashkë, përveç rasteve kur ajo është në shkollë dhe mbrëmjeve ku na duhet të kthehemi në shtëpitë tona.

Ogren, ajo që thuhej për ju deri në momentin e fundit që ishit në Big Brother, ishte
se kishte një bindje që ju do fitonit. Kjo më shumë për shkakun se ju kishit një të afërm në televizion. Mos ju penalizojë kjo e fundit?

Duke parë komentet e shumta që ishin bërë në median e shkruar dhe në ndonjë forum ish-banorësh të hidheruar nga humbja, ekziston mundësia që kjo propagandë të kete ndikuar opinionin publik dhe ta këtë bërë atë pa të drejtë, akoma më shumë paragjykues kundrejt meje, megjithatë kam dal nga shtëpia natën e fundit, më shumë nuk mund të
qëndroja. Natën që unë dola, Big Brother-i mbaroi, dritat u fikën (qesh). Ky format për mua ishte një sfide e hapur me veten, të cilen me krenari them se e fitova, ndaj asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Pse duhet apo nuk duhet ta fitonte Ermela Big Brotherin?

Unë mendoj se fituesi duhet të ishte një personazh me karakteristika tërësisht të ndryshme nga ato të Ermeles. Ajo për efekt të lojës dhe për të bërë të mundur me çdo kusht fitimin e çmimit, arriti të shkelte edhe mbi parime që një njeri për mendimin tim, duhet ti ketë e ti mbrojë me çdo kusht në jetë.

Me cilët nga banorët keni shoqëri tani dhe për cilët keni antipati?

Shoqëritë dhe marrëdhëniet e mia të vërteta me të gjithë banorët e tjerë, u përkufizuan e u shfaqen qartë edhe përgjatë formatit. Mendimin më të mirë sigurisht që do e ruaj për Klaudian, me të cilën shoqëria ime po vazhdon e fortë edhe jashtë. Për sa i përket të tjerëve, ata do të mbeten thjesht detaje të një eksperience të shkurtër jetësore.

Ishte Big Brother një vend për të krijuar miq?

Për mendimin tim Big Brother-i është një eksperience reale jetësore, si rrjedhoje është
normale që të krijohen shoqëri të forta edhe të sinqerta, madje edhe më shumë se kaq… Që e gjitha kjo të ndodhi, është e nevojshme që njerëzit të jenë të vërtetë, spontan dhe dashamirës kundrejt njeri-tjetrit.

Ju jeni edhe një nga personazhet që ju imitojnë në portokalli, ju vjen keq apo mirë
për këtë?

Pavarësisht mënyrës se si ata me imitojnë, mirë apo keq, ajo mbetet një publicitet që më
bëhet mua. Edhe nga kjo, arrij të kuptoj që kontributi im ne Big Brother paska qenë i vlerësuar dhe mbresëlënës!

Qeshni kur shihni vetën të imituar në atë spektakël?

Me raste, kur imitimi është i arrirë dhe i këndshëm sigurisht që po! Unë vetëm një kritike
miqësorë kam për to… Aktorin që më imiton duhet ta kishin gjetur më të gjatë (qesh).

Çfarë do të bëni tani që kjo aventurë mbaroi. Keni plane?

Sigurisht që do ti rikthehem jetës time normale. Do mundohem të marrë vetëm anët pozitive të gjithë kësaj eksperience që kalova, dhe ti kthej ato në një burim energjie të pashtershëm për të ardhmen time. Familja, njerëzit e dashur, profesioni dhe pasionet e mia që tashmë i dini, do të zënë pjesën kryesore të ditës time. Prioritet të veçantë në planet e mia afatshkurtra, sigurisht do të këtë zhvillimi im i mëtejshem profesional si ekonomist në fushën e manaxhimit dhe marketingut.

23 KOMENTE
Hah!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here