Minerali i kalciumit, mineral ky shumë I rëndësishëm për mirëfunksionimin e organizmit tonë.
Kalciumi ka rol bazë në stabilizimin e presionit të gjakut, ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve.
Depozitat e kalciumit, janë kockat dhe me kalimin e viteve, këto depozita pakësohen dhe kockat bëhen më të dobëta.
Më kalimin e moshës të gjithë duhet të shtojnë konsumin e kalciumit në dietën ditore, në mënyrë që të shmangni shqetësimet që do tju rendisim më poshtë.
Gjithashtu në mungesë të vitaminës D, përthithja e kalciumit bëhet më e ngadaltë prandaj dhe mjekët këshillojnë që të bëhet sa më shumë banjo dielli.
Më poshtë do t’ju listojmë shqetësimet që sjell mungesa kalciumit.
Problemet ne organizem:
-Ndjesi sikur po ju shpojnë më gjilpëra, dridhje të muskujve, mpirje, halucinacione, konfuzion, etj
-Dhimbje e theksuar kockash
-Dhimbje muskujsh
-Luahatje humori
-Probleme me gjumin.
-Thonjë të dobët dhe të brishtë
-Flokë të dobët
-Lëkurë të brishtë dhe të zbehtë
-Dhimbje dhëmbësh
Sipas dietologëve duhet të konsumoni sa më shumë ushqime që e përmbajnë këtë mineral që të keni sasinë e kalciumit që ju nevojitet.
Ushqimet qe duhet te konsumoni:
-Qumështi dhe nënproduktet e tij
-Vezët
-Peshku dhe frutat e detit
-Frutat e thata
-Soja
-Sallatërat: Spinaqi, brokoli, lakra, rrepa, etj.