Home Ekonomi Banka Boterore: defekti ne Tecin e Vlores mund te ishte shmangur

Banka Boterore: defekti ne Tecin e Vlores mund te ishte shmangur

661
0
Institucioni që preket direkt me problemin e hasur të TEC-it të Vlorës është Banka Botërore, e cila ka mbështetur projektin dhe financuar atë me kredi të buta. Edhe pse punimet kanë përfunduar, me vonesë njëvjeçare, ndërsa KESH-i ka shpenzuar qindra miliona lekë për ta vënë në punë, TEC-i nuk është në gjendje të prodhojë. Lajmi mbi defektin e TEC-it, kur ende nuk kishte prodhuar asnjë kilovat energji, u zbulua në gusht të këtij viti, por sipas Bankës Botërore, defekti doli në dritë në shtator të vitit 2009, pra rreth një vit më parë. Në këtë pikë, qeveria shqiptare i kishte të gjitha mundësitë dhe kohën për ta zgjidhur problemin në mënyrë që sot TEC-i të ishte gati për prodhim. Gazeta “Shqip” ka mundur të marrë disa përgjigje nga Banka Botërore në Tiranë lidhur me projektin, që në thelb tregojnë shmangien e përgjegjësisë nga ana BB-së dhe detyrimin që ka kompania ndërtuese për zgjidhjen e problemit.
Kur u njoh BB me problemin e TEC-it dhe cili ishte qëndrimi për zgjidhjen e defektit (çarja e tubave)?
Banka u njoh me problemin në vjeshtë të vitit 2009. Në atë kohë u rekomandua që të flitej me kontraktorin për të zgjidhur problemet dhe për të shtuar një person nga qeveria me përvojë për punimet nënujore që të supervizonte siç duhet punimet.
A kishte mundësi banka që të njihej më herët me problemin, në mënyrë që të shmangej defekti dhe zgjatja e afatit të punimeve?
Procesi i komisionimit shërben pikërisht për të detektuar problemet në vënien në punë të TEC-it, në këtë rast si në tokë edhe nën ujë. Është më mirë që të zbulohen këto probleme më herët se të fillojë funksionimi, në mënyrë që të ndreqen siç duhen.
Cili është përgjegjësi për problemin e krijuar dhe kush do t’i marrë përsipër kostot shtesë, nëse ka?
Kontraktori. Ndërkohë banka po ndjek me shumë kujdes zhvillimet në lidhje me riparimet, si dhe marrëveshjen e arritur mes KESH-it dhe kontraktorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here