Një urim gjithë besimtarëve bektashinj u vjen sot nga Kryeministri Edi Rama. Ai ka uruar festën e Sulltan Novruzit nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
Ai e bëri urimin bashkangjitur një fotoje të shtatores së Haxhi Bektash Veliut, të vendosur në faltoren e re të bektashinjve në Tiranë.
“Ju uroj gëzuar Sulltan Novruzin me këtë imazh të paqtë të shtatores së Haxhi Bektash Veliut, atit shpirtëror të bektashinjve, vendosur në faltoren e re të bektashinjve në Tiranë, për ndërtimin e së cilës qeveria jonë pati nderin të kontribuojë financiarisht” shkruan Rama.