Home Rajoni Centrali berthamor ne Shkoder, Mali i Zi i shqetesuar

Centrali berthamor ne Shkoder, Mali i Zi i shqetesuar

878
0

Mediat malazeze rikthejnë frikën dhe mundësinë e ndër-timit të një centrali bërthamor në Shkodër. Gazeta “Vijetsi” në faqen e saj online ka publikuar prononcimin e drejtores së Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Daliborka Pejovic.

Sipas saj, qeveria shqiptare është duke vazhduar përpjekjet për ndërtimin e një centrali bërthamor vetëm 50 km larg kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës. “Shqipëria po punon për centralin bërthamor dhe ky projekt është në fazën e fizibilitetit. Shqipëria nuk po respekton konventat ndërkombëtare”,- ka pohuar zonja Pejovic.
Ndërkohë, ajo është shprehur se sipas konventës ndërkombëtare ESPO është e ndaluar që të realizohen projekte, të cilat kanë ndikim negativ në mjedisin rajonal, pa marrë lejen e vendeve fqinje. “Pala shqiptare nuk e ka bërë një gjë të tillë”, – ka thënë Daliborka Pejovic.

Shqetësimi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Malit të Zi është shumë i madh, pasi popullata malazeze është shprehur hapur kundër ndërtimit të centralit bërthamor. “Nëse bëhet fjalë për një projekt të tillë, është shumë e nevojshme që të bëhen takime publike, të dëgjohen njerëzit. Mali i Zi e ka të ndaluar me ligj transportimin e materialeve bërthamore. Përjashtim bëjnë vetëm rastet e veçanta të studimeve shkencore. Ndërkohë, ne jemi të bindur se publiku ynë nuk është i gatshëm që të pranojë ndërtimin e një centrali bërthamor kaq pranë vendbanimit të tyre”, – ka vazhduar deklarimin e saj në gazetën “Vijesti” Saliborka Pejovic.

Frikën e përfaqësuesve të Malit të Zi për ndërtimin e centralit bërthamor duket se e ka nxitur vizita e fundit që ka bërë kryeministri shqiptar Sali Berisha, në Mal të Zi, në janar të këtij viti. Gjatë kësaj vizite, Berisha bëri takime me kryeministrin e Malit të Zi, Igor Lukši? dhe presidentin Filip Vujanovi?. Në konferencën për shtyp të zhvilluar mes dy kryeministrave, mediat malazeze janë interesuar pikërisht për fatin e centralit bërthamor. Nuk kanë munguar dhe pyetjet direkte për kryeministrin Berisha. Numri një i qeverisë shqiptare ka lënë të kuptohet se po pritet që të flasë shkenca, por nuk e ka mohuar si mundësi. Mediat malazeze: Zoti Berisha, disa herë keni thënë se Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë bukuri mahnitëse natyrore dhe më parë keni përmendur se pikërisht në atë zonë do të ndërtohet një central bërthamor. A i përmbaheni akoma këtij qëndrimi? A e keni përmendur këtë, sot gjatë bisedimeve? Kryeministri Berisha: Unë besoj se energjia më e pastër dhe me kosto më të ulët është ajo nukleare, por Fukushima të imponon të rishqyrtosh qëndrim, sepse, siç dihet, zonat tona janë tektonike. Kështu që ky projekt mbahet ‘on hold’ deri sa shkenca të zgjidhë të gjitha problemet dhe rreziqet e lidhura me përdorimin e kësaj teknologjie. Që në vitin 2009-të është hedhur si ide ndërtimi i një centrali bërthamor në Shkodër. Ky lajm u shoqërua me reagime të forta të shoqërisë civile. Madje, për herë të parë, u bashkuan shoqata dhe OJQ me prirje të majta apo të djathta për t’i thënë jo ndërtimit të këtij centrali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here