Home Sport Euro 2012, sot ndeshja Shqipëri-Rumani

Euro 2012, sot ndeshja Shqipëri-Rumani

606
0

Kombëtarja shqiptare përmbyll sot fazën eleminatore të Euro 2012, e cila do të përfundojë të martën me ndeshjen kundër Rumanisë. Përballja e sotme do të luhet në orën 20.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ndërsa kombëtarja synon një hakmarrje ndaj rumunëve, për atë humbje 6-1 të 4 viteve më parë.
Ekipi ynë kombëtar do të jetë më i plotë se në ndeshjen kundër Francës ku në portë do të jetë Ujkani, në mbrojtje do të luajnë, Dallku, Cana, Teli, Lila. Mesfusha do të përbëhet nga Lala, Lilaj, Roshi, Bakaj, ndërsa në sulm do të luajnë Salihi dhe Bogdani.
Ndërkohë policia e Tiranës ka bërë me dije se do të ndalojë qarkullimin në tre prej akseve kryesore që të çojnë për në stadium si rrugët “Derbvish Hima”, “Asim Zeneli” dhe rruga “Perlat Rexhepi”. Sipas policisë në këto rrugë nuk do të lejohet qarkullimi për automjete nga ora 14.00 deri në orën e 23.00 të ditës së nesërme.
Ndeshja Shqipëri-Rumani do të zhvillohet në orën 20.00, dhe është e vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Europian të Futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here