Home Sport Botërori, topi i finales shitet për 48 mijë euro

Botërori, topi i finales shitet për 48 mijë euro

802
0

JoBulani, topi Adidas i përdorur në finalen e kampionatit botëror mes Spanjës dhe Holandës, është bërë një nga më të shtrenjtët në historinë e këtij eventi.

Ai është shitur në një ankand on-line për 48.200 stërlina dhe është blerë nga një grup tifozësh spanjollë, të cilët kanë paraqitur ofertën më të lartë.

Të gjitha këto para do të shkojnë për fondacionin Nelson Mandela. Topi JoBulani u krijua nga Adidas enkas për finalen dhe ishte me fat për Spanjën, që triumfoi 1-0 në Johanesburg. Për shkak se finalja zhvillohej në këtë qytet, topit iu vu parashtesa Jo, për ta dalluar nga Jabulani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here