Home Aktualitet Durrës, vritet me armë zjarri pronari i një lokali

Durrës, vritet me armë zjarri pronari i një lokali

756
0

DURRËS- Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit është ekzekutuar me armë zjarri pronari i një lokali në Durrës. Bëhet fjalë për Agim Secin 50-vjec me origjinë nga Tropoja, pronar i lokal “Diaspora” në Durrës.

Policia sqaron se shkak për vrasjen e tij është bërë një sherr për humbjen e një celulari. Autori i ngjarjes ka debatuar me 50-vjecarin pasi kish humbur celularin në lokalin e tij, e në sherr e sipër e ka qëlluar këtë të fundit me armë në bark.

Plagët e marra kanë qënë fatale për pronarin e lokalit, duke i shkaktuar atij vdekjen

Sipas burimeve të policisë thuhet të jetë identifikuar autori i ngjarjes. Ai është me origjinë nga zona e Shijakut, ndërsa blutë e Durrësit po punojnë për kapjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here