Home Aktualitet Tirane: Ekzekutohet me arme nje i ri prane Freskut

Tirane: Ekzekutohet me arme nje i ri prane Freskut

748
0
dajt-muraga
Restorant Muraga, vendi ku u ekzekutua i riu

Një i ri u vra në parkimin e një restoranti pranë zonës së Freskut në Dajt, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Viktimë e plumbave mbeti Enton Nikaj, ndërsa u plagos Ismet Gaxherri, pronar i bar-restorant “Muraga” ku ndodhi krimi.

Burime nga policia thane  se autoret kishin shkuar ne kete restorant per te takuar pronarin Gaxherri per shkak te disa borxheve qe u kishte dhe mendohet se Enton Nikaj eshte viktime e rastesishme e plumbave qe kane leshuar autoret.

Kamerat e sigurisë të restorant kanë filmuar momentin e perplasjes se autoreve me pronarin e lokalit dhe pritet qe identifikimi i autorit te jete i afert.

Enton Nikaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është pjesë e bandës së Gazmend Brrakës ose Gaxhaj dhe është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Policia dyshoi fillimisht se mund të bëhej fjalë për një atentat në lidhje me të shkuarën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here