Home Sport Kampionati i peshengritjes. Qerimaj kampion Europe, Godelli i dyti

Kampionati i peshengritjes. Qerimaj kampion Europe, Godelli i dyti

570
0

qerimaj-godelliErkand Qerimaj shpallet kampion Europe, ndërsa Daniel Godeli renditet i dyti! Rezultat i mrekullueshëm i peshëngritësit shkodran, që ka ngritur 194 kg në stilin e shtytjes, duke merituar kësisoji medaljen e artë. Po ashtu, Qerimaj ka ngritur 325 kg në dygarësh dhe ka marrë një tjetër medalje ari. Rikthehet në këtë mënyrë bindshëm, me dy medalje ari dhe një bronzi, peshëngritësi ynë i mirënjohur, pas atij pezullimi. Daniel Godelli i dyti, teksa ngriti 192 kg dhe mori medalje argjendi në shtytje. Godelli fitoi tre medalje argjendi, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.

Ndërkohë, Romela Begaj nuk ishte me fat në këtë Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Tel Aviv. Ajo nuk ia doli dot të ngrejë lart flamurin kuqezi në garimin në kategorinë 63 kg për femra, edhe pse tentoi deri në fund, por u detyrua të braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëmtim menjëherë pasi kishte ngritur peshën 115 kg në provën e saj të parë. Kësisoj, 27-vjeçarja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare, duke mos hyrë dot në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes. ku u rendit e katërta në kontinent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here