Home Shendetesi Depresioni, ja disa keshilla si ta shmangni ate

Depresioni, ja disa keshilla si ta shmangni ate

852
1

depressionIlaçet mund të ndihmojnë për depresion. Por një lloj i terapisë që quhet terapi njohëse e sjelljes – e cila fokusohet në ndryshimet e sjelljes, në vend se të flitni për fëmijrinë tuaj për shembull – mund të jetë ndihmës efektif dhe të zëvendësojë ilaçin.

Është shumë më tepër e fokusuar në atë që ju duket se jeni duke e bërë dhe që mendoni se ajo që po e bëni po ju vë në depresion, thotë Simon Rego, drejtor i tranimit të psikologjisë në Qendrën Mjekësore Montefiore në New York. Disa nga metodat e tij mund të praktikohen në shtëpi, në vetën tuaj, pa asnjë trajtim të veçantë.Pra, këtu janë disa këshilla që ndihmojnë në ndërprerjen e ciklit të negativitetit.

Mos i bëni gjërat e vogla të mëdha
Një mënyrë për të sabotuar veten është të merrni një ngjarje të vetme dhe ta trajtoni atë si një burim i vazhdueshëm i negativitetit.
Njerëzit të cilët janë të papunë e bëjnë këtë më shumë, thotë Rego. Ata kanë humbur punën e tyre për shkak të ekonomisë dhe ata e personalizojnë atë. Andaj mos u nervozoni për gjëra të vogla.

Ndalo së ripërtypuri
Ndonjëherë grindesh me kolegë ose me ndonjë mik dhe pastaj mbylleni në vete dhe mendoni për këtë vazhdimisht, duke shtuar zemërimin, stresin dhe ankthin e lidhur me kujtesën. I njohur si ripërtypje, ky lloj i të menduarit është i lidhur me një rrezik të madh për t’u bërë apo për të qenë në depresion.

Lëre të shkuarën pas
Është shumë e pakuptimtë që ti thoni vetës se duhet ta kishit bërë këtë, ose nuk duhet ta kishit bërë atë. Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën, por mund të jetoni në të tashmen.Vetëm pranoni vendimet që i keni marrur, sepse kjo është mënyra më e mirë për të mos qenë në depresion.

Njihu me njerëz të rinj
Vula e depresionit është izolimi. Kjo mund të ndodhë lehtë në qoftë se ju nuk jeni duke punuar, ose jeni duke i shmangur njerëzit, sepse jeni në depresion. Por njohja e zgjeruar me njerëz apo rrjeti social i zgjeruar ofron një mundësi për të marrë mbështetje, ndoshta edhe nga njerëzit e njëjtë të cilët janë në të njëjtën situatë apo në një të ngjashme, thotë Rego.

Shmang mendimet e gabuara
Bardhë dhe zi është për zebra jo për mendimet tuaja. Njerëzit mund ta rrisin depresionin nëse mendojnë gjëra të gabuara, si: Unë jam një humbës. Askush nuk më do. Kurr nuk do të gjej një punë. Mënyrat e të menduarit tuaj mund të vendosin se si jeni ju. Duke qenë në depresion apo i trishtuar do gjeni mënyra të të menduarit negativ, thotë Rego.

Ndryshoi gjërat
Shkruani të gjitha gjërat që ju kanë bërë të ndiheni keq dhe në depresion në një fletë, dhe vendos cilat nuk do ti bësh më. Pastaj ndrysho axhendën e përditshme, si, shkoni në kinema, socializohuni me miqtë ose thjeshtë shkoni në ndonjë kafene afër dhe lexoni një gazetë e pini diçka ndërkohë.

Trajtojeni veten mirë
Hidhini një sy gjuhës që e përdorni kur flisni për vehten apo kur e krahasoni atë me dikë tjetër. Nëse vazhdoni ta nënvlerësoni vehten para të tjerëve, do të jeni gjithmonë në depresion.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here