Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozet ku automjeti me targa AA 289 AA i cili drejtohej nga 35-vjeçari Fredi Shaba është përplasur me rrethrrotullimin dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.