Home Ekonomi Ja taksat e reja qe do paguajme qe nga Janari

Ja taksat e reja qe do paguajme qe nga Janari

565
0

qeveriaQeveria do të miratojë të premten paketën fiskale, për t’i hapur rrugë dërgimit të draftit në komisionet parlamentare. Ministria e Financave, në bashkëpunim me ekspertët e FMN-së dhe Bankës Botërore kanë hartuar variantin përfundimtar të paketës fiskale.

Sipas këtij drafti, pagat deri në 30 mijë lekë nuk do të tatohen. Ato nga 30 deri në 130 mijë lekë do tatohen 13% dhe për pagat mbi 130 mijë tatimi do të jetë 23%.

Përsa i përket tatim-fitimit, për biznesin e vogël ai do të zbresë nga 10% që është aktualisht në 7.5%, ndërsa për bizneset e mëdha do të jetë 15%. Tatimi mbi vlerën e shtuar nuk do të ndryshojë, por do të mbetet në 20%, përfshi këtu sektorin e turizmit. Ndërsa subvencioni i TVSH për produktet bazë ushqimore si miell, vezë etj, do të jetë 10% për shtresat e varfra. Gjithashtu, qeveria do të rrisë subvencionin për energjinë elektrike për këtë kategori.

Rritje do të pësojnë edhe akcizat. Kështu, duke filluar nga 1 janari akciza e cigareve do të rritet nga 70 lekë që është aktualisht në 90 lekë për paketë. Rritja do të vazhdojë edhe në vitet 2015, 2016 dhe 2017 me 10 lekë për paketë. Për duhanin e dredhur parashikohet dyfishim i akcizës, nga 1500 lekë që është aktualisht në 3 mijë lekë.

Akciza e alkooleve do të rritet me 30%, rritje edhe për akcizën e pijeve energjike. Akciza e kafes së pjekur do të dyfishohet nga 60 lekë që është aktualisht në 120 lekë për kilogram.

Ndryshime do të ketë edhe te taksat kombëtare. Sipas paketës fiskale, taksa e qarkullimit rrugor që paguhet në çmimin e çdo litri karburant do të rritet me 10 lekë. Pra, nga 7 lekë që është aktualisht do të bëhet 17 lekë si për naftën, ashtu edhe për benzinën.

Tatimi mbi pagat
30 mije leke 0 tatim
30-130 mije leke 13% tatim
Mbi 130 mije leke 23% tatim

Tatimi mbi fitimin
Biznesi i vogël ulet nga 10 ne 7.5%
Biznesi i madh rritet nga 10 ne 15%

Niveli i akcizave
Cigaret rritet nga 70 ne 90 leke/pakete
Duhani i dredhur rritet nga 1500 ne 3000 leke/kg
Pijet alkoolike rritet 30%
Kafja e pjekur rritet nga 60 ne 120 leke/kg

Taksa e qarkullimit
Nafta dhe benzina rritet nga 7 ne 17 leke/liter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here