Një alarm për lëndë eksplozivi në ambientet e Kryeministrisë është dhënë mëngjesin e sotëm. Forca të shumta kanë mbërritur në zonën ku është dhënë alarmi për bombë. Makina anti -eksploziv dhe qen të tillë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Një telefonate anonime ka mberritur rreth ores 09:20 në sallën operative dhe ka dhënë informaconin se në zonen e Kryeministrisë është vendosur lëndë eksplozive. Menjëherë pas telefonatës janë marrë masat për të verifikuar vërtetesinë e kësaj telefonate. Ndërkohë personeli i Kryeministrise nuk ndodhet në godinë, pasi është zhvendosur te Ministria e Financve. Ekspertët po bëjnë verifikimet e duhura. Eshtë hera e parë qe vihen në qendër të vëmendjes për lëndë eksplozive Kryeministria.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, ndërkohë po hiqen edhe makinat e parkuara anës rrugës.
Kot jane keto pune te "bombes". E kan vue vete me ba alearm. Kur tjetri do me t' mbyte, nuk pret kohen, po shfrytezon vendin. E kane vue vete me ba alearm kot, kinse sherbimi informativ e shteti jane "vigjilente". Ai qe do me t' mbyte, ia heq çarkun pushkes ne kohen e vendin e duhun e s' pret me hy n' kryeministri. Perralla dushku…