Home Shendetesi 50 këshilla speciale se si të parandalojmë gripin e derrit

50 këshilla speciale se si të parandalojmë gripin e derrit

763
0

Tashmë gripi i derrave ka mbërritur edhe në Shqipëri. Dhe të gjithëve na intereson të dimë se si shfaqet ai, e mbi të gjitha si mund të mbrohemi. Mesa duket virusi i gripit të derrit përhapet si një virus normal që shkakton gripin. Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë shumë kujdes dhe të ndjekin këshillat e mjekëve. Por kush është sëmundja e njohur si gripi i derrit. Në këtë speciale “Tirana Observer” sjell përgjigjet për pyetjet që bëhen më shpesh: Çfarë është gripi i derrit? A i ngjitet njeriut? Si i ngjitet gripi njeriut? A infektohen nga gripi njerëzit që hanë mish derri? Në cilat vende është shfaqur epidemia e gripit të derrit? A ka vaksinë kundër gripit të derrit për njerëzit? Gripi i derrit, njihet si sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga virusi i gripit të tipit A/H1N1 që normalisht rastiset tek derrat dhe kjo sëmundje mund të përhapet me shpejtësi. Gripi i derrit, është sëmundje në rrugët akute të frymëmarrjes që ngjitet nga kontaktet e dendur me derrat. Ndërkohë specialistët rekomandojnë një sërë këshillash. Mbajeni të sëmurin veç nga të tjerët. Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kontakti me të sëmurin. Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kujdeseni për të sëmurin. Ajroseni ambientin ku qëndron i sëmuri. Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kolliteni apo teshtini. Si duhet të veproni për të mos u prekur nga gripi i derrave. Këto e shumë të tjera, rekomandime e këshilla të mjekëve dhe specialistëve OBSH, për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit.

Gripi i derrit, si të mbrohemi

Ashtu si njerëzit, edhe derrat mund të sëmuren me virusin e gripit ( ose “swine flu”-ang), por këto viruse nuk janë të njëjtë me viruset humane(që prekin njerëzit). Viruset që shkaktojnë gripin e derrit zakonisht nuk infektojnë njerëzit, por vetëm në raste të rralla ato prekin njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me derrat . Por shpërthimi i tanishëm i kësaj epidemie është i ndryshëm sepse shkaktohet nga një virus i cili përhapet nga njeriu tek njeriu – dhe po prek njerëz të cilët s’kanë pasur asnjë kontakt me derrat.

Cilat janë simptomat

Simptomat e gripit të derrit janë të ngjashme me ato të një gripi të rregullt dhe përfshijnë temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Disa njerëz kanë raportuar diarre dhe të vjella. Këto simptoma shkaktohen edhe nga shumë sëmundje të tjera prandaj nuk mund ta dimë me siguri nëse jemi të infektuar me këtë virus . Duhet bërë një test laboratorik për të konfirmuar nëse keni gripin e derrave apo ndonjë sëmundje tjetër.

Kur duhet të vizitohem

Këtë vlerësim do t’ju duhet ta bëni nëse mendoni që keni grip. Por nëse shfaqni simptomat e gripit, dhe ndërkohë keni qenë në një zonë me rrezik të lartë si Meksika, atëherë zyrtarët e “Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve”(CDC –ang), ju rekomandojmë që të bëni një vizitë mjekësore. Por mjeku nuk mund të jetë aftë i aftë të përcaktojë nëse keni apo jo gripin e derrave, por mjeku mund të marrë një mostër dhe ta nisi atë në laborator për analiza të mëtejshme.

Si përhapet ky virus

Mesa duket virusi i gripit të derrit përhapet po ashtu si një virus normal që shkakton gripin. Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj është zakon që të lahen duart edhe pse nuk jeni sëmurë. Sipas “Qendrës të Kontrollit të Sëmundjeve” (CDC-ang) viruset fillojnë të përhapen që një ditë para shfaqjes së simptomave dhe deri në një javë pas sëmurjes.

A mund të mjekohet

Virusi gripit të derrit është i ndjeshëm ndaj antiviralëve Tamiflu dhe Relenza. CDC rekomandon këto mjekime për të parandaluar apo trajtuar gripin e derrave. Këto ilaçe japin efekt më të mirë kur merren brenda 48 orëve që nga shfaqja e simptomave të sëmundjes. Por këto mjekime nuk janë të domosdoshme, sepse shumica e të prekurve të parë, të konfirmuar nga analizat laboratorike, u shëruan pa marrë ndonjë mjekim.

A është prodhuar një vaksinë

Akoma nuk është prodhuar një vaksinë, por hapat e parë po ndërmerren nga CDC (Qendra e Kontrollit te Sëmundjeve) dhe ËHO ( Organizata botërore e shëndetësisë). Ky është një proces që mund të zgjasë me muaj. Vaksinat e prodhuara enkas këtë vit për parandalimin e gripit nuk e përfshijnë këtë virus. Këto lloj vaksinash mund të ju mbrojnë nga viruse të ndryshme humane por jo nga ky tip i ri virusi, i cili tashmë përbën një problem më vete

Sa i rëndë mund të jetë ky grip

Shkalla e ashpërsisë së rasteve të shfaqura, me prekje nga ky virus varion shumë. Në Meksikë ka pasur raste të rënda dhe vdekjeprurëse. Rastet e para të shfaqura në Amerikë kanë qenë të lehta. Por kjo gjë mund të ndryshojë. Vetë virusi mund të pësojë ndryshime, duke u bërë më shumë ose më pak i rrezikshëm se më parë. Shkencëtarët po vëzhgojnë me vëmendje rrugën të cilën po ndjek ky virus. Por ekspertët e mjekësisë thonë se është thuajse e pamundur që të parashikohet si dhe tek ndryshon një virus i gripit.

Si ta parandalojmë

Çdo ditë në media e broshura të ndryshme jepen këshilla e rekomandime për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të derrave A/H1N1. Qendra për Kontroll të sëmundjeve rekomandon disa veprime të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë: 1. Të lani duart rregullisht me sapun dhe ujë,veçanërisht nëse teshtini apo kolliteni. Ose mund të përdorni një facoletë me alkool. 2. Shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë 3. Mos prekni gojën, hundën apo sytë.

Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi i derrave

– Shmangni kontaktin me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit.
– Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në shkollë, punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit.
– Gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët.
– Larja e duarve ka shumë rëndësi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve.
– Edhe dieta e shëndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve.
– Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.
– Gjëja më e mirë është higjiena personale. Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni.
– Kur kolliteni apo teshtini kujtoni rregullat e higjienës.
– Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.
– Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.
– Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit.
– Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.

Çfarë mund të bëni për mbrojtur veten tuaj?

Nuk mund të siguroni një mbrojtje të plotë me një veprim të vetëm, por duke marrë disa masa mund të reduktoni probabilitetin e infektimit nga gripi i derrit (ose nga shumë infeksione të tjera).

1. Lajini shpesh duart.
Gjëja më e mirë që mund të bëni, në veçanti në rastet kur do të dilni jashtë dhe do të keni kontakte e ndërveprim me njerëz të tjerë, është të lani për 20 sekonda duart me ujë dhe sapun. Mendohet që 80% e infeksioneve merren përmes rrugës së shtrëngimit të duave apo prekjes me dorë. Nëse nuk keni mundësi që ti lani rregullisht duart provoni kartopecetat e lagura që përmbajnë 60% alkool.

2. Shmanguni kontakteve të panevojshme me njerëz. Qëndroni larg nga turmat e njerëzve. Nëse mendoni që jeni të sëmurë apo jeni të infektuar nga virusi largohuni nga njerëzit. Këto që themi mund të mos jenë shumë të përshtatshme për ata që janë të detyruar të shkojnë në punë, por specialistët e shikojnë të vlefshme përsëritjen e këshillës. Izolimi ose largimi nga njerëzit ul probabilitetin e marrjes së infeksionit ose ngjitjen e infeksionit personave të tjerë. Kur jeni të detyruar të shkoni në një vend me shumë njerëz, mundohuni që të qëndroni sa më pak që të jetë e mundur dhe të qëndroni disa metra larg nga njerëzit që mund të jenë të infektuar. Vendosja e maskës mbrojtëse të frymëmarrjes mund t’ju mbrojë juve në disa raste, por nuk mund t’ju sigurojë një mbrojtje të plotë nga viruset.

3. Të jini vigjilentë. Simptomat e gripit të derrit ngjasojnë me ato të gripit të zakonshëm si: temperaturë, dhimbje të muskujve, dhimbje të grykëve, kollitje, rrjedhje të hundëve, vjellje, heqje barku dhe neveri. Nëse nuk ndjeheni mirë shkoni në një institucion shëndetësor. Duhet të dini një gjë që, ky grip i derrit mund të kurohet. 2 nga 4 nga ilaçet antivirale që përdoren për të luftuar gripin: Symmetrel dhe Flumadine tregojnë rezistencë ndaj virusit. Vetëm se antiviralet e reja Tamiflu dhe Relenza duket sikur do të jenë të dobishme.

Gripi dhe vaksina për ta luftuar

Kjo u rekomandohet të gjithëve, por në veçanti fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurët kronikë, pasi kanë sistem imunitar mjaft të dobët. Pavarësisht se ekziston mendimi se vaksinat mund të përmbajnë antikorpe të viruseve që kanë qenë më parë në qarkullim, mjekët rekomandojnë kryerjen e saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen komplikacionet. Por kur duhet bërë vaksina, çfarë efektesh ka dhe kur nuk rekomandohet kryerja e saj. Vaksinimet ndahen në dy kategori: të detyrueshme dhe të rekomanduara. Vaksina kundër gripit hyn në grupin e atyre të rekomandueshme. Gripi është një sëmundje që shkaktohet nga një virus, që në përgjithësi është i ndryshëm nga viti në vit dhe vaksinat janë të ndryshme. Megjithatë duhet kuptuar se vaksina arrin të mbrojë nga ndërlikimet që mund të shfaqen dhe të përballohet më lehtë gripi.

Efektet e vaksinës dhe ndërlikimet

Vaksina nuk shkakton ndërlikime te njerëzit e shëndoshë, përkundrazi vaksinimi mund të rekomandohet për personat që kanë sëmundje të rënda të zemrës, astmë kronike, sëmundje pulmonare, fibroza cistike, sëmundje reumatizmale. Rreziku më i madh për t’u sëmurur nga gripi janë muajt tetor-mars, muajt e ftohtë të vitit. Vaksina është e përbërë nga 3 lloj virusesh. Mbrojtja nga gripi shfaqet 2-3 javë pas injektimit të saj. Mbrojtja fillon në fund të dhjetëditëshit të parë dhe e arrin maksimumin në fundin e muajit të parë e në vazhdim. Mjekësia ende nuk ka mjete efikase për të luftuar pjesën më të madhe të viruseve përveç vaksinave. Pa vaksinë, organizmi duhet të pësojë një sëmundje për të mundur të krijojë antikorpet e nevojshme specifike, që do ta mbronin atë nga një infeksioni i tillë në të ardhmen. Veçse duhet kuptuar se vaksina nuk e parandalon gripin. Në qoftë se sëmundja ka filluar para bërjes së vaksinës, ose në qoftë se gripi është shkaktuar nga ndonjë virus tjetër. Veçse nëse vaksinohen të gjithë: fëmijët dhe të rriturit, ne pengojmë qarkullimin e sëmundjes dhe mbrojmë ata persona, që për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar.

Kush duhet të kryejë vaksinën

Fëmijët dhe personat e riskuar e kanë shumë të nevojshme marrjen e vaksinës. Veçse para injektimit të vaksinës është e rëndësishme që të bisedohet me mjekun ose farmacistin, për t’u informuar në detaje. Por, ka persona, fëmijë ose të rritur që nuk duhet ta bëjnë këtë vaksinë. Ky është rasti i personave që janë alergjikë, ose shumë të ndjeshëm nga substanca aktive, ose nga përbërësit e saj, si veza e pulës, proteinat e saj, neomicina, farmaldehyde ose actaxinol. Gjithashtu nuk rekomandohet te personat me temperaturë të lartë ose infeksione akute, fëmijët me mangësi të rëndë të aparatit imunitar (si pasojë e një sëmundjeje, ose ata që marrin mjekim që ulin fuqitë e tyre mbrojtëse). Po ashtu te fëmijët dhe të rriturit që marrin mjekime të zgjatura me kortizonikë. Në qoftë se doza e parë jep reaksion, nuk duhet të merret asnjëherë dozë tjetër. Duhet të lajmërohet doktori në qoftë se pacienti merr cito statik, (antitumoral) ose bën radioterapi. Po ashtu gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë në gji, duhet të konsultohen patjetër me mjekun e familjes, përpara se të vaksinohen.

Përdorimi i vaksinës

Vaksina e gripit në vitin e parë aplikohet dy herë në interval 1-mujor, ndërsa për vitet e tjera aplikohet një dozë e vetme çdo vit. Nëse një epidemi ka shpërthyer, vaksinimi nuk garanton që personat të mos preken nga gripi. Në pjesën më të madhe të rasteve periudha e inkubacionit të sëmundjes është më e shkurtër se sa koha që i duhet një vaksine për të mbrojtur organizmin ndaj saj. Të rriturit dhe fëmijët deri në 36 muaj marrin një dozë prej 0.5 ml. Fëmijët nga 6 muaj-35 muaj marrin një dozë 0.25 ml. Nëse fëmija ose i rrituri vaksinohet për herë të parë, doza e dytë merret pas 4 javësh. Vaksina injektohet në muskulin e krahut, thellë nën lëkurë.

Efektet e padëshiruara të vaksinës

Rastet e infeksioneve të rënda nga vaksina janë shumë të rralla, shumë më të rralla se ndërlikimet e rënda nga sëmundja. Po kështu është e domosdoshme të dihet se, nëse vaksinojmë një fëmijë të vetme e mbrojmë nga rreziqet e infeksionit dhe njëkohësisht e ballafaqojnë atë me një rrezik shumë të vogël të ndonjë pasoje post-vaksinale. Ndër efektet anësore mund të radhisim: dhimbje koke, djersitje, dhimbje muskulore, atralgji (dhimbje e kyçeve), temperaturë, dobësi, reaksione lokale: skuqje, dhimbje, fortësim përreth vendit ku aplikohet vaksina. Këto efekte shfaqen zakonisht 1-2 ditë pas injektimit të vaksinës. Tepër rrallë mund të shkaktohen reaksione alergjike në lëkurë në pjesën e trungut, ose të gjithë trupin, urtikarie, prurit. Më të rralla janë dhe konvulsionet e shoqëruara me temperaturë, çrregullime neurologjike etj.

Përse duhet të vaksinohemi?

Vaksina është një preparat i aftë të nxisë prodhimin e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve apo viruseve përgjegjës për shkaktimin e një sëmundjeje. Kur vaksinohemi, në organizëm “ndizet” një mekanizëm i mbrojtjes specifike. Kur virusi sulmon organizmin, menjëherë sistemi imunitar fillon punë për të kundërshtuar aksionin e tyre, mëson dhe njeh agjentin kërcënues, ose siç quhen ndryshe ushtarët mbrojtës të organizmit.

Si bëhet vaksina?

Ka doza të ndryshme për fëmijët dhe të rriturit. Kështu për fëmijët nga 6 deri 35 muaj duhet të bëhet 0.25 ml. Ndërsa nga fëmijët 35 muajsh dhe të rriturit doza e vaksinës duhet të jetë 0.5 ml. Mënyra e injektimit është intramuskulare ose subkutane e thellë. Nëse nuk jeni të bindur në efikasitetin e dozës së parë, mund të bëhet një përsëritje e dozës, pas 4 javësh nga vaksina e parë. Ajo duhet të mbahet në frigorifer në temperaturë 2-8 gradë celsius, dhe në asnjë mënyrë në akull sepse shkatërrohet.

Ndër efektet anësore mund të radhisim:

– Dhimbje koke.
– Dhimbje muskujsh.
– Ethe.
– Djersitje.
– Reaksione lokale në vendin e infektimit.
– Ka dhe reaksione shumë të rralla të lidhura me dëmtimet nervore.


Vasili: Virusi i gripit AH1N1 është rishfaqur dhe se ka tendencë në rritje

Alarmi i ISHP: Shqipëria në prag epidemie gripi

Entela Duraj
Aktualisht në vendin tonë, janë izoluar katër raste te pacientëve me virusin A/H1N1. Qarkullimi i njëkohshëm i virusit A/H1N1 dhe gripit sezonal ka detyruar autoritetet e Shëndetësisë të marrin masa të menjëhershme. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se rritja e numrit të rasteve me të dyja viruset kërkon rritje të vigjilencës së bluzave të bardha. Ndërkohë nisur nga rastet e raportuara nga institucionet shëndetësore dhe nga parashikimet e OBSH-së, vendi është në prag epidemie.

Vasili
“Mjekë të cilët operojnë si mjekë familje do të marrin kontaktin e menjëhershëm me gjithë kontigjentet që ata mbulojnë. Ti kushtohet vëmendje fëmijëve në moshën pediatrike dhe të sëmurëve kronikë” tha ministri Vasili. Ndërsa Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrisë së Shëndetësisë tha se: “Vëmendja e sistemit këtë vit në bazë të sugjerimeve të OBSH-së dhe të porosive që la ministri bëhet dyfishe për shkak të qarkullimit të njëkohshëm të virusit të gripit stinor dhe të virusit të gripit A/H1N1. Realisht jemi në prag epidemie ndaj dhe sistemi po merr këto masa në mënyrë që ta përballojë atë sa me më pak dëme”.

Rastet
Sipas burimeve zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, aktualisht në vendin tonë, janë izoluar katër raste te pacientëve me virusin A/H1N1. Po sipas këtyre burimeve, pacientët kanë marrë ndihmë mjekësore ne spitalet e Tiranës dhe nuk kanë shfaqur komplikacione. Vetëm një vit më parë situata e përhapjes së gripit të derrit në Shqipëri ishte alarmante, pasi numri i të prekurve që u konfirmuan zyrtarisht ishte rreth 450 persona, shumica dërrmuese jo në gjendje të rëndë. Por në vendin tonë u shënuan edhe 12 viktima. Megjithatë specialistët thanë se virusi AH1N1 në formë të lehtë mund të ketë prekur një të tretën e popullsisë, të cilët e kanë kaluar atë si grip të zakonshëm. Ndërsa përsa i përket vaksinës e cila u sigurua nga Ministria e Shëndetësisë, si në shumë vende të tjera ajo u refuzua të aplikohej nga qytetarët.

Shenjat
Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, dhimbje koke. Shumica e njerëzve me grip derri kanë diare dhe vjellje. Pothuajse secili me këtë grip i shfaq dy nga këto simptoma. Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

Studentët e Mjekësisë, peticion për konkursin e specializimeve

Specializantët e Mjekësisë, të degës së Imazherisë, akuzojnë dekanatin se po bën manipulime me konkurset e tyre duke shkelur hapur rregulloren. Specializantët, të cilët nuk janë shpallur fitues, të mbështetur dhe nga shefi i shërbimit të Semiologjisë Imazherike, kërkojnë anulimin e këtij konkursi. “Në testimin me shkrim shkelja kryesore është se testi ka qenë jashtë programit dhe pyetjet jashtë imazherisë. Teza erdhi jo e mbyllur në zarf, siç thotë rregullorja, por e shumëfishuar në disa fletë fotokopje. Gjithashtu, disa nga studentët kishin edhe aparate celularë, që është kundër rregullores”, janë shprehur konkurentët në media. Bashkë me studentët është edhe shefi i shërbimit të Semiologjisë Imazherike, profesor doktor Krenar Preza, i cili ka qenë në komision dhe është tërhequr si pasojë e manipulimeve që ka vërejtur. “Nuk u përcaktua nga dekanati kush është komisioni dhe kush është kryetari. Gjithashtu, pyetjet nuk përshtateshin me programin tonë mësimor dhe me librin që kanë blerë kandidatët. Dekani dhe zëvendës/dekani me qëndrimin e tyre tregojnë se këtu ka diçka. Ndonjë allishverish”, shprehet Preza. Profesor doktor Preza ka dërguar ankesën e tij bashkë me peticionin e studentëve pranë Rektoratit të Univeristetit të Tiranës, ku kërkojnë pezullimin e këtij konkursi. Një javë më parë ishin të tjerë studentë që akuzuan sërish dekanatin se ka manipuluar listat, duke spostuar fituesit e dukë vënë djemtë dhe vajzat e kolegëve që drejtojnë klinikat dhe spitalet e Tiranës.

Albert Qarri dekretohet rektor i Universitetit “Ismail Qemali”

Albert Qarri është emëruar rektor i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Vendimi është marrë nga Presidenti Bamir Topi, i cili ka dekretuar vendimin i cili hyn në fuqi menjëherë. Dekreti për emërimin e Qarrit në detyrën e rektorit të universitetit “Ismail Qemali” është në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë. Prof.as.dr.Albert Qarri u zgjodh rektori i ri i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës gjatë votimit të 23 dhjetorit. Qarri rezultoi fitues në zgjedhjet në këtë universitet duke marrë më shumë se 42 %  të votave të nevojshme, çka lejoi që ai të shpallej fitues, kundrejt tre konkurrentëve të tjerë në këto zgjedhje. Prof.as.dr. Albert Qarri është një nga pedagogët më me përvojë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës në fakultetin e Ekonomisë. Ai pason në këtë funksion ish- rektorin Tanush Shaska, i cili dha dorëheqjen pak më shumë se një muaj më parë. Mandati i rektorit të ri është i kufizuar deri në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të zhvillohen në fillim të vitit 2012.

Shtohen “xhepistët”,  8-10 vjedhje në ditë

Vonesat e autobusëve të linjave apo trafiku nuk janë i vetmi problem që shqetëson qytetarët që udhëtojnë me këto linja, por fenomeni i hajdutëve të xhepave apo edhe të çantave është kthyer në makth të qytetarëve. Numri i këtyre hajdutëve në këto linja të transportit publik sa vjen dhe rritet dhe askush deri më tani nuk ka arritur që t’a ndalojë këtë fenomen. E vetmja masë që është marrë është paralajmërim i policisë që qytetarët të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë në këto linja urbane. Rezulton se në linjën e autobusëve Kinostudio- Kombinat shqetësimi i qytetarëve lidhur me këtë fenomen është i përhershëm ndërsa shprehen se denoncimet në polici vlejnë vetëm sa për statistika.
Vetëm gjatë vitit që lamë pas në Tiranë janë evidentuar 3439 vepra penale ndaj personit ndërsa janë zbuluar 75 % e tyre ose arrestuar 439, dhe pjesa tjetër prej 2237 personash është ndjekur në gjendje të lirë. Por gjithçka shkon përtej parashikimeve, kur mendohet se kryeqyteti ka të paktën mbi 1 mijë persona që ushtrojnë profesionin e hajdutit, përkatësisht të moshave të reja nga 15 deri në 25 vjeç. Statistikat flasin për rreth 8-10 vjedhje në ditë, të gjitha këto ndaj pasurisë së personit.

Bursat në universitetet e huaja, UT guidë për studentët

Studentët shqiptarë por edhe stafi akademik i Universitetit të Tiranës do të kenë një mundësi të re për t`u njohur me bursat që ofrojnë universitetet e huaja. Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me programin Join EU-SEE dhe programin Basileus, që orfon bursa për studentët dhe stafin akademik për studimin në universitetet e Evropës Perëndimore organizojnë disa aktivitete që kanë si synim njohjen nga afër të këtyre mundësive për studentët shqiptarë. Dje në Fakultetin e Ekonomisë është organizuar një panair ku studentët patën mundësi të shohin nga afër universitetet ku do të mund të studiojnë. Gjatë pasdites studentët gjithashtu mundën të merrnin pjesë edhe në një seminar informimi për aplikimet në program.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here