Home Aktualitet Ekzekutohet para baneses biznesmeni i kromit

Ekzekutohet para baneses biznesmeni i kromit

622
0

Policia-DurresPër prishjen e pazareve të kromit është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi një 42-vjeçar nga Bulqiza.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 të ditës së djeshme, në rrugën “Bajram Allaraj”, afër rrugës “Mihal Grameno”, pranë Qytetit Studenti, në Tiranë, ku 42-vjeçari Hasan Talja, nga Bulqiza, është qëlluar disa herë me armë zjarri përpara shtëpisë së tij.

Policia tha se 42-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak se plumbat i kishin prekur organet jetësore.

Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe autorët e ngjarjes, teksa paraprakisht mendohet se disa mosmarrëveshje për nxjerrjen e kromit janë pista kryesore e hetimeve, përveç verifikimit të një zënke që viktima ka pasur pak kohë më parë afër Tregut Elektrik.

Paraprakisht mësohet se viktima kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, ndërsa vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kg tritol, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës.

Talja u arrestua kur po e transportonte dinamitin pa leje dhe pa fletë shoqërimi, me makinën tip Benz me targa të Tiranës 4304 S. Policia po kryen verifikimet dhe hetimet përkatëse për ngjarjen e rëndë.

“FAR WESTI” I KROMIT
“Ferri” i kromit ka pak vjet që po “shpaloset” në realitetin e ashpër e gjysmëmesjetar, larg në Bulqizën e vuajteve. Përplasjet mes bandave rivale, me stilin Far-Ëest, kanë sjellë të paktën 6 të vdekur, këto 3 vitet e fundit, mbi 5 të plagosur dhe rreth 70 punëtorë që kanë humbur jetën në galeritë e kromit. Policia evidenton plagosjen e D. Tançit si pikënisje të disa sherreve, ndërsa nga përleshja mes grupit të I.Jangullit, D.Gjetës dhe atij të I.Duriçit është ekzekutuar një person i pafajshëm.

Mes raporteve të policisë citohen galeritë 60,48, 63, etj, si më të rrezikshmet, ashtu si galeria “B” apo “D”. Bosë si E dhe B.Çupit kontrollojnë disa linja bashkë me E.Ketën apo L.Tërnovën. Në ilegalitet, punëtorët futen në galeri, gjatë turnit të dytë, pra jashtë orarit të punës. Jangulli dhe Gjeta janë persona të implikuar në disa përplasje, ndërsa si një prej më të rëndësishmëve atje është U.Tançi, bashkë me bosin tjetër, A.Shehun.

LUFTA E PANDERPRERE
Atje, në vendin e braktisur, ku gazetarët e huaj, në reportazhet e shumta e cilësojnë si “prona e zotërve të kromit që shfrytëzojnë skllevërit e Mesjetës”, gjithçka nisi afër fundit të 2006-ës, kur DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin një grupi, ruso-austriak te quajtur ACR.

Deri në fund të 2012-ës, qeveria e asaj kohe kishte dhënë rreth 106 licenca shfrytëzimi për burimet e kromit, ndërsa prodhimi aktual është rreth 200 mijë tonë në vit. Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti kërkonte ngritjen e Task-Forcës.

Ish-kryepolici i Dibrës Ahmet Premçi dha dorëheqjen dhe përmendi mafien e kromit, kurse ministri aktual i Ekonomisë, Gjiknuri, i kërkoi policisë një raport të 3-vjeçarit të fundit, për ngjarjet kriminale atje. Muajt e fundit Policia e Shtetit bllokoi me dhjetra kamionë me krom pa fatura, që nga Bulqiza “derdheshin” drejt portit të Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here