Home Aktualitet Manjaku seksual godet serisht me ane te Facebook

Manjaku seksual godet serisht me ane te Facebook

648
0

arben-tolliaRrjeti social “Facebook”, e ka ndihmuar maniakun seksual Arben Tollia, nga përtej hekurave të zërë “prenë” e tij të radhës. I cilësuari si “Kazanova shqiptar”, duke përfituar nga një leje shpërblyese 5-ditore, dhënë nga burgu ku vuan dënimin me 12 vite burg, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dyshohet të ketë kryer sërish të njëjtin krim. Tollia, i cili pretendonte vite më parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte patur 370 të dashura, është denoncuar dy muaj më parë nga një 30-vjeçare për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Në kallëzimin para prokurorisë vajza ka rrëfyer se me Arben Tollinë është njohur përmes “Facebook-ut” dhe ai i është prezantuar si djalë i ri, që jetonte si emigrant jashtë vendit, metodë të cilën ai e ka ndjekur dhe më herët. Pas disa muajsh kontakte me vajzën Tollia ka siguruar një leje nga burgu dhe ka kërkuar takim me 30-vjeçaren. Sipas vajzës, Tollia i është prezantuar si daja i “djalit të ri” me të cilin ajo mendonte se kishte komunikuar, por pasi e ka dërguar në një hotel në Durrës, edhe pse ajo e ka kundërshtuar ashpër, Tollia ka arritur të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Prokuroria gjatë hetimeve ka verifikuar faktin se koha që vajza pretendon se është përdhunuar, përkon me kohën që Tollia ishte me leje shpërblyese jashtë hekurave të burgut. Por, duke qenë se vajza është tërhequr nga denoncimi, prokuroria është detyruar që konform ligjit të mbyllë hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here