Home Aktualitet Çani “kalon” nga shtëpia e Metës

Çani “kalon” nga shtëpia e Metës

886
0

Ditën kur në Gjykatën e Lartë ishte hedhur shorti për të vendosur detajet e gjyqit ndaj të pandehurit për korrupsion aktiv z. Meta, gazetari Arian Çani është parë të hynte në partamentin e Metës, në zonën e Bllokut. Z.Çani është parë dhe është fotografuar nga gazetarët e Shekullit duke hyrë dhe duke dalë nga shtëpia e z.Meta në orën 17.35 të pasdites së djeshme…

Arian Çani, ishte i shoqëruar edhe nga z. Artur Zheji, dhe hynë thuajse njëkohësisht rreth orës 17.35 pasditen e djeshme në apartamentin luksoz të z. Meta, në kryqëzimin mes “Vila Palmës”, “Bar Iliria” dhe “Shakesbeer” në një prej kryqëzimeve kryesore të ish-Bllokut. Në fillim hyri Çani, i cili komunikoi në trotuar me rojen e shërbimit të Ilir Metës, rreth të 50-tave i veshur me kostum. Pak minuta më vonë një tjetër gazetar televiziv u ngjit në apartamentin dupleks të ish zëvendëskryeministrit Meta, që pardje u shpall zyrtarisht si i pandehur. Ky ishte Artur Zheji, aktualisht drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Nejse.. Z.Çani doli nga apartamenti i Metës, rreth orës 18.16, pra pas më pak se një ore, ndërsa Zheji qëndroi atje gjithë mbrëmjen, për darkë. Tani ai ka më tepër kohë, nuk duhet të shkruaj më fjalime. Fotot dhe faksimilen e emailit lexuesi i gjykon vetë. Ne thjesht po i botojmë. Sigurisht që Çanit apo Zhejit ashtu siç thotë dhe Henri Çili, mund “t’i dojë trapi të jetë me kë të dojë”. Çani fotografohet teksa del nga shtëpia e Metës Zbulohet emaili: Artur Zheji shkruajti fjalimin e Lulzim Bashës ditën e mbylljes së fushatës në Tiranë Një email i dërguar gabimisht disa ditë më parë në Shekulli (mbrëmjen e 6 majit) zbulon se autori i fjalimit të Lulzim Bashës në mitingun mbyllës të fushatës elektorale, është… Artur Zheji. “Shekulli” po boton sot, një prej shkëmbimeve elektronike që janë nisur në redaksi nga stafi i Lulzim Bashës.

Emaili në fjalë është dërguar gabimisht në redaksi, si fjalim i Bashës, por në forvard-imin që anëtari i stafit të Bashës i ka bërë emailit drejt redaksive, shfaqet teksti pararadhës. Dhe ai është një email prej adresës së Artur Zhejit, ku ky i fundit i thotë anëtarit të stafit të Bashës me emrin Arbër: “Arbër, kaloi lulit për lexim pjesën e parë..” dhe më pas fillon menjëherë fjalimi që Lulzim Basha mbajti në mitingun mbyllës që niste me fjalët: “Unë e fillova këtë fushatë me një pasion të veçantë. Tirana ime dhe Tirana jonë.. etj” Sipas orës së fiksuar në email, teksti është shkruar në 3 e 43 të mëngjesit. Është i njëjti fjalim që Lulzim Basha lexoi atë ditë në orën 19.00 të mbrëmjes…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here