Home Sport Basel mposht Çelsin ne Londer

Basel mposht Çelsin ne Londer

551
0

baselNata e dytë e Champions League ka vazhduar me surprizat ashtu sikur edhe nata e parë. Kështu Çlesi ka humbur në shtëpi përballë ekipit të Baselit që pasi mundi ekipin e United, Totenhemit ka mposhtur edhe Çelsin duke ua marrë dorën ekipeve angleze. Edhe pse Çelsi kaloi i pari në avantazh me Oscar, miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe dy herë të tjera duke kaluar në avantazh dhe fundosur blutë.

Humbja është bombë për Murinjon që e nis startin shumë keq. Ndërsa Shalke ka fituar me Steauan lehtësisht 3-0. Arsenali ka fituar në Marsejë me rezultatin 1-2 me golat e Ramseyt, ndërsa Napoli ka mposhtur ekipin finalist të Champions League edicionin e fundit me shifrat 2-1, vendimtar Higauin. Dortmundi ishte larg lojës së edicionit të kaluar. Atletiko Madrid ka fituar me Zenitin 3-1 pa shumë sforco, ndërsa Porto ka marrë pikët e para në transfertë me Austrinë e V. Milani edhe pse kishte shumë mungesa ka fituar me Celtic në shtëpi duke e nisur mbarë. Barcelona nuk ndalet dhe i kundërpërgjigjet fitores së Milanit në grup duke mundur Celtic 4-0.

Holandezët ishin shumë inferiorë përballë katalanasve. Vendasit nuk e kanë pasur aspak të vështirë që të shënojnë katër herë në portën e Ajaksit që renditet në vendin e fundit në grup. Ndërsa rupi kryesohet nga ekipi i Barcelonës me Milanin me pikë të barabarta. Në fund të ndeshjes trajneri i Barcelonës, Martino, por edhe ai i Milanit, Alegri janë shprehur të lumtur. Në këtë grup duket se gjithçka është e përcaktuar për dy ekipet që do të kalojnë grupin, pasi Celtic dhe Ajaks janë të pafuqishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here