Aktori i njohur, Vin Diesel, ka treguar se ai dhe e dashura e tij, Paloma Jimenez, e kanë quajtur Pauline vajzën e porsalindur, për nder të mikut të tij të ndjerë, aktorit Paul Walker.
“I kam vënë emrin Pauline. Nuk kishte asnjë person tjetër për të cilin isha duke menduar kur i preva kërthizën. Thjesht e dija se ai ishte këtu dhe doja që të mbaja kujtimin për të si pjesë e familjes dhe e botës sime”, ka thënë Diesel. Pauline është fëmija i tretë i çiftit Diesel-Jimenez.
Walker dhe Diesel ishin aktorët kryesorë të serisë së njohur të filmave “Fast & Furios”. Paul Walker vdiq në moshën 40-vjeçare në një aksident me makinë në nëntor të 2013-ës.