Zëvendës ministrja e Ekonomisë, Brisida Shehaj është dorëhequr nga detyra që mbante.
Shehaj, e cila mbante prej 2 muajsh postin e zv/ministres së Ekonomisë, i ka dorëzuar ditën e djeshme kryeministrit Edi Rama dorëheqjen.
Mësohet se Shehaj është larguar nga posti për arsye personale.
Shehaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së përgjithshme të Tatimeve deri në shtator të 2016-ës.