Home Aktualitet Simoni: Lehtesim denimi per hashashin

Simoni: Lehtesim denimi per hashashin

655
0

Kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni propozon që në ndryshimet ligjore për drogën të ketë diferencim në dhënien e dënimeve, jo vetëm sipas sasirave të kapura, por edhe sipas llojit të rrezikshmërisë së tyre.

Kryegjyqtari Simoni këmbëngul se politika penale duhet të ashpërsohet, veçanërisht ndaj trafikantëve dhe sidomos ndaj atyre që arrestohen duke trafikuar drogat e forta, kokainë e heroinë.

“Lënda narkotike cannabis sattiva të ndëshkohet me masa të ndryshme dënimi nga ajo e drogave të forta, siç janë kokaina dhe heroina. Në këndvështrimin penal juridik nuk konsiderohet liberalizim. Konsiderohet përputhshmëri në raport me rrezikshmërinë e veprimit juridik dhe masës që marrin autorët e këtyre veprave penale, duke ndarë llojin, sasinë, lëndën”, thotë Simoni.

Për kanabisin, Simoni propozon gjithashtu që dënimet të jenë të diferencuara, edhe sipas rolit të secilit në një grup kriminal, një linjë e afërt me atë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Masat e dënimit duhet të jenë të atilla, që t’i japin mundësi edhe gjykatës të individualizojë rolin dhe veprimin e secilit nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, pasi jo gjithmonë politikat e ashpra penale janë elementë të parandalimit të kriminalitetit”, vijon Simoni.

Nga janari deri në tetor kanë dalë për masa sigurimi për çështje droge 249 persona, që të gjithë të dyshuar si të implikuar në trafik droge të llojit kanabis, të ngelur në tentativë. Por nëse aplikohet ky legjislacion i diferencuar, shumë prej tyre mund të gjykoheshin për vepra më të lehta penale, që lidhen me drogën, e veçanërisht kanabisin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here