Të drejtën për të ndjekur një program të dytë studimi e kanë të gjithë individët që kanë përfunduar një program të parë studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer. Në statutet e institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen kriteret që duhet të plotësohen për t’u pranuar në një program të dytë studimi. Kështu, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Zakonisht (vit pas viti) qeveria ka vënë në dispozicion 300 kuota pranimi për programin e dytë të studimit, të cilat janë përcaktuar në varësi të kapaciteteve të fakulteteve. Për këtë vit mendohet që kuotat e reja të miratohen në muajin nëntor.
Tarifat
Tarifat e studimit, që duhet të paguajnë gjatë vitit akademik, të interesuarit për të vazhduar një fakultet të dytë janë realisht “të kripura”, nisin nga 50 mijë lekë deri në 270 mijë lekë. Ndjekja e një fakulteti të dytë kushton më shtrenjtë në universitetet e kryeqytetit dhe më pak në ato të rretheve. Konkretisht në Universitetin e Tiranës, studimet për fakultet të dytë do të variojnë nga 50 mijë deri në 270 mijë lekë. Si fakulteti më i shtrenjtë për program të dytë studimi konsiderohet ai i Mjekësisë, i pasuar nga Infermieria.
Kreditet
Të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike. Kur një programi studimi të ciklit të parë i vlerësohen të pranueshme jo më pak se 120 kredite, struktura akademike përgjegjëse përcakton disiplinat në të cilët studenti duhet të bëjë plotësimet e krediteve të mangëta (debiteve të formimit). Në çdo rast, numri maksimal i krediteve të mangëta për t’u plotësuar nuk duhet të kalojë 60 kreditet. Mund të njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në programet master i nivelit të parë, por jo më shumë se 12-15 kredite. Nuk njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në çfarëdo program studimi të ciklit të parë.
Kriteret për Akademitë
Në rregulloren e pranimeve është përcaktuar se kandidatët që dëshirojnë të vijojnë studimet në një program të dytë studimi e fitojnë këtë të drejtë brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi dhe pa iu nënshtruar detyrimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë janë përcaktuar kritere të veçanta për kandidatët që duan të ndjekin studimet në një prej akademive. Konkretisht, kandidatët që kërkojnë të studiojnë në një program të dytë studimi në Akademinë e Arteve, në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, në programin e studimit të ciklit të parë “Edukimi fizik dhe sporte” të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit në programin e studimit të ciklit të parë “Pedagogji e specializuar”, në universitetin e Vlorës dhe në programin e studimit “Arkitekturë” të Universitetit Politeknik të Tiranës, duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (konkurset e pranimit) të vendosura nga vetë këto institucione. Lidhur me tarifën e pranimit theksohet në vendim se studentët që vijojnë një program të dytë studimi i nënshtrohen tarifës së shkollimit. Shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare shtetërore janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit. Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me institucionet publike të arsimit të lartë.
Kriteret
Në rregulloren e pranimeve është përcaktuar se kandidatët që dëshirojnë të vijojnë studimet në një program të dytë studimi e fitojnë këtë të drejtë brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi dhe pa iu nënshtruar detyrimeve të Maturës Shtetërore.
Të huajt
Shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare shtetërore janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit. Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me universitetet.
Akademitë
Konkretisht, kandidatët që kërkojnë të studiojnë në një program të dytë studimi në Akademinë e Arteve, në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, “Edukimi fizik dhe sporte” të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit në programin e studimit të ciklit të parë “Pedagogji e specializuar”, në universitetin e Vlorës dhe në programin e studimit “Arkitekturë” të UPT-së, duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (konkurset e pranimit).
Universiteti i Tiranës Tarifat për program të dytë
1. Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
2. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Për të gjitha programet e studimit 82 000
3. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 65 000
Fizikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
5. Fakulteti i Mjekësisë
Për të gjitha programet e studimit 270 000
6. Fakulteti Histori-Filologji
Për të gjitha programet e studimit 82 000
7. Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
8. Fakulteti i Shkencave Sociale
Për të gjitha programet e studimit 82 000
9. Fakulteti i Infermierisë
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Teknikë e lartë laboratori 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 110 000
Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Arkitekturë 160 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 120 000
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Për të gjitha programet e studimit 120 000
Fakulteti i Gjeologji-Miniera
Inxhinieri gjeoinformatike 120 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Fakulteti i Veterinarisë
Mjekësi Veterinare 120 000
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Universiteti i Gjirokastrës
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Kontabilitet-Financë 65 000
Administrim Publik 65 000
Turizëm 65 000
Histori-Gjeografi 70 000
Gjuhë-Letërsi 70 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 80 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Bio-Kimi 80 000
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 60 000
Infermieri 100 000
Universiteti i Vlorës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Matematikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Edukimit
Për të gjitha programet e studimit 60 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë
Juridik 50 000
Departamenti i Infermierisë
Infermieri e Përgjithshme 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 65 000
Universiteti i Korçës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Mësuesisë
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 65 000
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Gjuhë-Letërsi 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Bujqësisë
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Infermier i përgjithshëm 150 000
Mami 130 000
Universiteti i Elbasanit
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Matematikë-Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët parashkollor 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Humane
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Universiteti i Shkodrës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Edukim Fizik dhe Sporte 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 60 000
Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 82 000
Universiteti i Durrësit
Fakulteti i Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 00
pershendetje, jam i interesuar te dije ne lidhje me tarifen vjetore te masterit mesuesi per arsimin e mesem dhe te larte ne degen matematike dhe masterit shkencore, dhe jam i interesuar te dije edhe ne lidhje me kohe zgjatjen e njerit dhe tjetrit
mesa di keto jane masterat e miratuar nga mash:
MNP (Master i Nivelit të Parë)
Fakulteti i Shkencave Natyrore
1. MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Kimi
2. MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Biologji
3. MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Fizikë
4. MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Matematikë
5. MNP në programin e studimit Teknologji Informacioni
Pershendetje.kam mbaruar per cikel t ulet do doja t dija a ka master dhe ne cilin universitet.ju faleminderit