Si jo rrallë herë Fatos Nano ndodhet në dilemë se çfarë rruge do të ndjekë për karrierën e vet politike. Tashmë Nano ka shumë pikëpyetje se çfarë strategjie do të ndjekë për tu rikthyer në jetën aktive politike. Prej më shumë se 5 vitesh ai është tërhequr dhe po pret atë që quhet “momenti i tij”. Burime të gazetës pranë ish-liderit historik të opozitës bëjnë të ditur se Nano ka tre opsione në kokë se çfarë duhet të bëjë. E para është bashkëpunimi me Sali Berishën dhe Ilir Metën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Nano për këtë deklaroi një vit më parë se do të kandidonte edhe vetë përballë Ramës, vetëm që ky i fundit të humbasë institucionin që e drejton për më shumë se 10 vjet. Dilema e dytë e Nanos lidhet me krijimin e një partie të re e cila në të vërtetë ka një kosto të madhe për shkak edhe të kodit elektoral që ekziston në Shqipëri. Ndërsa dilema e tretë e Nanos ka të bëjë me faktin nëse është më mirë që të rrijë në heshtje dhe të mos përzihet me politikën e ditës deri në ardhjen e zgjedhjeve presidenciale.
Dilema ITë bashkohet me Berishën dhe Metën kundër RamësIsh-kryeministri dhe ish-lideri historik i Partisë Socialiste është në një moment të rëndësishëm sa i përket jetës së tij politike. Dilema e parë e tij ka të bëjë me faktin nëse do të ishte më mirë për të që të bashkohet me Berishën dhe Metën për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhjet lokale. Nëse do të zgjidhte këtë rrugë Fatos Nano do të sillte shumë pakënaqësi në radhët e socialistëve, të cilët ende nuk iu ka dalë inati i futjes së Ilir Metës në koalicionin e djathtë. Nano nëse do të zgjedhë këtë opsion, do të jetë thjeshtë një figurë më shumë që kundërshton Edi Ramën por nuk dihet se sa do t’ia arrijë që të heqë vota nga kreu aktual i opozitës. Përpara një viti, Nano u shpreh publikisht se do të bëjë çmos që të heqë Edi Ramën nga Bashkia e Tiranës, deri dhe në një kandidim të tijin përballë pasardhësit në parti. Kjo deklaratë mbeti aty pasi prej asaj kohe, Nano nuk ka bërë asnjë lëvizje për të treguar se e ka pasur seriozisht kandidimin e tij për në zgjedhjet lokale.
Dilema IITë krijojë parti të re me kundërshtarët e RamësShtypi prej kohësh ka lajmëruar se në shtator Fatos Nano do të krijojë një parti të re me deputetët që janë kundërshtarë të Edi Ramës, si Ben Blushi, Kastriot Islami, Marko Bello, etj. Kjo është dilema e dytë e Nanos, që të krijojë një parti të re e cila të konkurrojë në zgjedhjet lokale. Edhe për këtë opsion Nano ka pavendosmëri, pasi ekziston frika që partia të mbetet në grupin e partive të vogla duke pasur konkurrencë me LSI-në. Krijimi i një partie të re, sigurisht që do të sillte një rrjedhje votash te e majta dhe rezultati për Ramën nuk do të ishte ai që do dëshironte pasi Nano ka ende mbështetës të shumtë në PS. Krijimi i një partie të re ka një kosto të madhe duke parë dhe kodin elektoral që është në fuqi ku je i detyruar të jesh në koalicion me një parti të madhe dhe Nano do të ishte i detyruar të zgjidhte një prej dy kundërshtarëve të tij, Sali Berishën apo Edi Ramën.
Dilema IIITë rrijë në heshtje deri në zgjedhjet presidencialeDilema e tretë e Fatos Nanos lidhet me strategjinë e daljes në skenë. Bashkëpunëtorë të tij thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish kreu i Partisë Socialiste të qëndrojë në hije siç ka bërë deri më tani apo të jetë aktiv. Nëse zgjedh të jetë pasiv ende, Nano do të kërkojë të dalë publikisht pak përpara zgjedhjeve presidenciale. Pas dy vitesh mbaron mandati i Bamir Topit dhe për Nanon do të ishte ideale që të jetë në garën e radhës për të marrë postin e kreut të shtetit duke parë se ka qenë një ëndërr e kahershme e tij. Nëse Nano vendos të mos përzihet në zgjedhjet e radhës, që janë ato lokale, mund të ndikojnë ndjeshëm që figura e tij të mos kundërshtohej për zgjedhjet presidenciale. Rruga e Fatos Nanos drejt Presidencës bëhet edhe më lehtë nëse Edi Rama humbet zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Nano me të drejtë mund të futej fuqimisht në skenë për të kërkuar rimëkëmbjen e Partisë që e themeloi vetë.
Tri dilemat e ish-kryeministrit Fatos Nano
Si jo rrallë herë Fatos Nano ndodhet në dilemë se çfarë rruge do të ndjekë për karrierën e vet politike. Tashmë Nano ka shumë pikëpyetje se çfarë strategjie do të ndjekë për tu rikthyer në jetën aktive politike. Prej më shumë se 5 vitesh ai është tërhequr dhe po pret atë që quhet “momenti i tij”. Burime të gazetës pranë ish-liderit historik të opozitës bëjnë të ditur se Nano ka tre opsione në kokë se çfarë duhet të bëjë. E para është bashkëpunimi me Sali Berishën dhe Ilir Metën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Nano për këtë deklaroi një vit më parë se do të kandidonte edhe vetë përballë Ramës, vetëm që ky i fundit të humbasë institucionin që e drejton për më shumë se 10 vjet. Dilema e dytë e Nanos lidhet me krijimin e një partie të re e cila në të vërtetë ka një kosto të madhe për shkak edhe të kodit elektoral që ekziston në Shqipëri. Ndërsa dilema e tretë e Nanos ka të bëjë me faktin nëse është më mirë që të rrijë në heshtje dhe të mos përzihet me politikën e ditës deri në ardhjen e zgjedhjeve presidenciale.
Dilema I
Të bashkohet me Berishën dhe Metën kundër Ramës
Ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i Partisë Socialiste është në një moment të rëndësishëm sa i përket jetës së tij politike. Dilema e parë e tij ka të bëjë me faktin nëse do të ishte më mirë për të që të bashkohet me Berishën dhe Metën për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhjet lokale. Nëse do të zgjidhte këtë rrugë Fatos Nano do të sillte shumë pakënaqësi në radhët e socialistëve, të cilët ende nuk iu ka dalë inati i futjes së Ilir Metës në koalicionin e djathtë. Nano nëse do të zgjedhë këtë opsion, do të jetë thjeshtë një figurë më shumë që kundërshton Edi Ramën por nuk dihet se sa do t’ia arrijë që të heqë vota nga kreu aktual i opozitës. Përpara një viti, Nano u shpreh publikisht se do të bëjë çmos që të heqë Edi Ramën nga Bashkia e Tiranës, deri dhe në një kandidim të tijin përballë pasardhësit në parti. Kjo deklaratë mbeti aty pasi prej asaj kohe, Nano nuk ka bërë asnjë lëvizje për të treguar se e ka pasur seriozisht kandidimin e tij për në zgjedhjet lokale.
Dilema II
Të krijojë parti të re me kundërshtarët e Ramës
Shtypi prej kohësh ka lajmëruar se në shtator Fatos Nano do të krijojë një parti të re me deputetët që janë kundërshtarë të Edi Ramës, si Ben Blushi, Kastriot Islami, Marko Bello, etj. Kjo është dilema e dytë e Nanos, që të krijojë një parti të re e cila të konkurrojë në zgjedhjet lokale. Edhe për këtë opsion Nano ka pavendosmëri, pasi ekziston frika që partia të mbetet në grupin e partive të vogla duke pasur konkurrencë me LSI-në. Krijimi i një partie të re, sigurisht që do të sillte një rrjedhje votash te e majta dhe rezultati për Ramën nuk do të ishte ai që do dëshironte pasi Nano ka ende mbështetës të shumtë në PS. Krijimi i një partie të re ka një kosto të madhe duke parë dhe kodin elektoral që është në fuqi ku je i detyruar të jesh në koalicion me një parti të madhe dhe Nano do të ishte i detyruar të zgjidhte një prej dy kundërshtarëve të tij, Sali Berishën apo Edi Ramën.
Dilema III
Të rrijë në heshtje deri në zgjedhjet presidenciale
Dilema e tretë e Fatos Nanos lidhet me strategjinë e daljes në skenë. Bashkëpunëtorë të tij thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish kreu i Partisë Socialiste të qëndrojë në hije siç ka bërë deri më tani apo të jetë aktiv. Nëse zgjedh të jetë pasiv ende, Nano do të kërkojë të dalë publikisht pak përpara zgjedhjeve presidenciale. Pas dy vitesh mbaron mandati i Bamir Topit dhe për Nanon do të ishte ideale që të jetë në garën e radhës për të marrë postin e kreut të shtetit duke parë se ka qenë një ëndërr e kahershme e tij. Nëse Nano vendos të mos përzihet në zgjedhjet e radhës, që janë ato lokale, mund të ndikojnë ndjeshëm që figura e tij të mos kundërshtohej për zgjedhjet presidenciale. Rruga e Fatos Nanos drejt Presidencës bëhet edhe më lehtë nëse Edi Rama humbet zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Nano me të drejtë mund të futej fuqimisht në skenë për të kërkuar rimëkëmbjen e Partisë që e themeloi vetë.