Home Politike Fyle, PD-se: “Mos bëni kaq shumë ndërhyrje sepse s’është e udhës”

Fyle, PD-se: “Mos bëni kaq shumë ndërhyrje sepse s’është e udhës”

624
1

fyleKomisioneri i KE Stefan Fyle, ka mbetur i zhgënjyer nga opozita në takimin me dyer të mbyllura në “Sheraton” në kuadër të dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Madje, teksa ka kërkuar të mos bëjnë zhurmuesin, duke replikuar me deputetët e PD, Fyle kërkoi të mos vrasin procesin. Të pranishëm veç kryeministrit Rama ishin dhe ministri i Brendshëm Tahiri, e Integrimit Gjosha, i Drejtësisë Naço, për Çështjet Vendore Çuçi, e Inovacionit dhe Administratës Harito, i Financave Cani etj. Nga opozita, kreu i Komisionit të Integrimit Bregu, Halimi e Ristani.

Po dhe Kryeprokurori Llalla, e nënkryetari i KLD Çefa. Ministrat folën për realizimin e detyrave të lëna, ndërsa deputetët e PD-së bënë zhurmuesin duke akuzuar mazhorancën, derisa Fyle është detyruar të marrë vetë situatën në dorë duke drejtuar tryezën. Harito sapo ka nisur të prezantojë programin e qeverisë për administratën, ku gjithçka sipas saj do bëhet sipas ligjit, pasi po funksionon rekrutimi sipas konkurseve të sakta, ndërsa administrata po trajnohet, ka ndërhyrë Halimi, i cili ka thënë se u shkatërrua administrata, 5.000 punonjës u hodhën në rrugë, u shkatërrua kushti i BE dhe opozita u injorua.

Sapo Tahiri deklaroi masat e marra për forcimin e rendit, kthimin e policisë te qytetarët dhe shkëputjen e saj nga krimi, Ristani, Halimi e Bregu përmendën vrasjet, tritolin dhe kanë akuzuar për emërimet në polici. Sapo Gjosha e Bushati kanë folur për reformat për integrimin, 3 deputetët e PD-së kanë përmendur “nëpunësin civil”, ILDKP e sulmet ndaj SHISH e AMA. Opozita ka vepruar si në Kuvend, ku tentoi prishjen e tryezës, ndërsa ka provokuar ndërhyrjen e fortë të Fyles. “Mos e vrisni procesin e integrimit. Ju lutem mos bëni kaq shumë ndërhyrje sepse s’është e udhës. Të flasin njëherë ministrat, e më pas përfaqësuesit e opozitës.

S’kemi as kohë, pasi pas fjalës së çdo ministri po debatoni. S’po merret vesh çfarë po bëhet”, mësohet të ketë thënë Fyle. Ristani ka thënë se “po flas për prioritete” ku hasi reagimin e Fyles se “Nuk e di për çfarë prioritetesh po flisni ju”. Rama u tregua shumë i përmbajtur. “S’mund ta bëjmë si në Parlament, kemi dhe vende të tjera për të diskutuar, ju falenderojmë për kontributin. Jemi këtu për të bërë prezantimin e prioriteteve”, mësohet të ketë thënë Rama.

Nuk jam mik në listën e Berishës në facebook por jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Kështu reagoi sot Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle në lidhje me artikullin e botuar pak ditë më parë nga ish- kryeministri, ku akuzonte zyrtarin e lartë të Brukselit si serbofil dhe majtist të thekur që në bashkëpunim me Edi Ramën bllokuan statusin e integrimit.

“Duket qartë që nuk jam një nga miqtë në listën e facebook të Zotit Berisha por jam mik i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve. Kaq mund të them për atë artikull i cili ishte falso dhe i pabazuar.”- tha Fyle në konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama në përfundim të takimit të nivelit të lartë të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së.

Nga ana e tij Rama u pergjigj: ”Fakti që jam akuzuar dhe unë nuk përbën lajm”

1 COMMENT

  1. Opozita e sotme po ban rolin e zhurmuesit ashtu si opozita e djeshme me greva , bilbila n' parlament e braktisje te tij. Ai stan, kete bylmet mban. Mjere shqiptaret me keto politikane se kane me ndej tane jeten mbas deres se BE-se si lypesa…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here