Home Politike Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn e nis vizitën në Tiranë me një...

Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn e nis vizitën në Tiranë me një shëtitje në qender

699
0

Gjosha-Hahn-2Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn e ka nisur vizitën në Tiranë me një shëtitje në qendrën e Tiranës. Ndalesën e parë Hahn e ka bërë në Muzeun Kombëtar, ndërsa më pas ka vizituar dhe xhaminë e Ethem Beut. Në këtë shëtitje komisioneri shoqërohej nga Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Ai është shprehur i impresionuar nga ndryshimet në kryeqytet, që sipas tij janë të mëdha. Përsa i përket situatës politike, Hahn tha se është e tensionuar duke kërkuar klimë konstruktive.

“Jam i impresionuar, Tirana ka bërë ndryshime të mëdha. Klima politike është e tensionuar dhe shpresoj që të gjithë të angazhohen pasi një klimë pozitive është e rëndësishme në ecjen drejt integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Hahn.

Komisioneri Evropian Johannes Hahn do të qëndrojë në Shqipëri dy ditë, të hënën dhe të martë, për të kryesuar Dialogun e Nivelit të Lartë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit ka në programin e tij takime me autoritetet më të larta shqiptare dhe më pas, pjesëmarrjen në raundin e pestë të Dialogut.

Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, të cilin Komisioneri Hahn do ta bashkëkryesojë me Kryeministrin Edi Rama, synon të intensifikojë punën e Shqipërisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme të procesit të integrimit të vendit në BE.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Nishani, Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e opozitës Basha dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here