Home Rajoni Tifozët rusë kundër shqiptarëve: ‘Kosova është zemra e Serbisë’

Tifozët rusë kundër shqiptarëve: ‘Kosova është zemra e Serbisë’

686
0

SHKUP- Parulla nacionaliste janë dëgjuar në mbrëmjen e së martës në stadiumin e qytetit “Filipi i Dytë” në Shkup ndërsa po zhvillohej ndeshja eliminatore, Maqedoni – Rusi (0-1), e vlefshme për kampionatin europian të vitit 2012, që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Rreth 300 tifoz rus të cilët kishin ardhur për ta mbështetur kombëtaren e tyre, në mesin e të cilëve kishte edhe tifozë serb, kanë brohoritur kundër pavarësisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Edhe në këtë takim ka dalë në pah urrejtja ndaj shqiptarëve, duke mos munguar slloganet “Kosova është zemra e Serbisë”.

Nëse kjo është regjistruar nga ana e delegatit të ndeshjes, atëherë pritet që UEFA të sanksionoj Rusinë për këto sjellje të pahijshme të tifozëve të tyre, të cilët ishin të vendosur në anën veriore të stadiumit të qytetit si në një “kafaz” të vërtetë. Sharje të tilla janë përsëritur disa herë gjatë ndeshjes. Në këtë ndeshje nga minuta e parë është aktivizuar sulmuesi shqiptar Agim Ibraimi, kurse në fund të pjesës së dytë në lojë është futur edhe shqiptari tjetër, Armend Alimi. Ky i fundit pati disa aksione të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here