Home Aktualitet Transporti publik: Rama i ben thirrje operatoreve te njohin abonete

Transporti publik: Rama i ben thirrje operatoreve te njohin abonete

594
0

Kreu i bashkisë së Tiranës i ka dhënë fund ankthit të qytetarëve për transportin publik në kryeqytet, duke deklaruar sot se të gjithë duhet të pajisen me abone.

Duke e quajtur të patolerueshme situatën e krijuar, Rama tha se do të ketë ndëshkime për ata operatorë që nuk zbatojnë këtë detyrim ndaj qytetarëve.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka ftuar operatorët të mirëpresin të gjithë qytetarët që janë të pajisura me kartat përkatëse për transportin falas.
_______

Problemi erdhi pas vendimit te Shoqates se operatorëve të transportit publik, sipas te cilit nuk do të nxjerreshin në treg për muajin nëntor abonetë e pajtimit mujor, si dhe nuk do të lejojë me udhëtimin falas të kategorive të caktuara. Vendimi është bërë publik nga kreu i kësaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi, pas heshtjes së Ministrisë së Financave ndaj kërkesave që kjo shoqatë i ka paraqitur pak ditë më parë.

Ndër kërkesat, përmendim zbatimin e skemave të rimbursimit të tarifës së shërbimit për të gjitha kategoritë që me ligj përfitojnë shërbim falas; forcimin e kontrollit për lëvizjet pa bileta dhe me bileta të falsifikuara; liberalizimi i biletave shumëpërdorimshme, ndërtimi nga ana e Bashkisë të linjave rrugore të veçanta për shërbimin qytetës, ndalimin e konkurrencës së pandershme, si dhe përshkallëzimin e TVSH-së për tarifën e shërbimit për biletat njëpërdorimshe. Sipas Ibrahimit, duke filluar që nga muaji nëntor, në autobusët e linjave urbane nuk do të njihet më aboneja, karta e invalidit dhe e veteranit. Një vendim ky që do të prekë rreth 46 % të qytetarëve që zgjedhin autobusin për të lëvizur nëpër Tiranë.

Më herët, Shoqata e Transporteve kishte kërkuar ndaj bashkisë së Tiranës që të mos paguante taksë për çdo autobus, por si një subjekt i vetëm, si dhe shtimin e rrugëve me korsi të dedikuar. Bashkia e Tiranës mbështet operatorët në kërkesat e tyre, por vendimi për taksat merret në këshillin bashkiak, i cili nuk është mbledhur as për miratimin e buxhetit të bashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here