Home Aktualitet Arrestohet në Greqi dhe i arratisuri i gjashtë, Eduard Lulo

Arrestohet në Greqi dhe i arratisuri i gjashtë, Eduard Lulo

568
0

eduard-luloArrestohet në Greqi i arratisuri i 6-të nga burgu i Drenovës, Eduard Lulo. Policia e Korçës konfirmon lajmin.
Eduard Lulo është kapur nga policia greke mëngjesin e sotëm. Lulo nuk ka qenë i armatosur në momentin kur u prangos nga policia jo shumë larg vendit ku u kap mbrëmë, i arratisuri tjetër, Gëzim Toma.

Gëzim Toma u arrestua pas një përleshjeje me armë me policinë greke, 27 km larg kufirit me Greqinë, në mes të fshatit Elaptora. Nga përleshja ai kishte mbetur i plagosur.
Nga arratisja e 23 nëntorit ka mbetur vetëm një pa u arrestuar. Ai është Reiz Haxhiraj.

Policia greke vazhdon kërkimet.

ARRESTIMI I GEZIM TOMES DHE LOKALIZIMI I TE ARRATISURVE
Dje, pas katër ditësh kërkime intensive në kufirin shqiptaro-grek, policia helene ra në gjurmët e 3 të arratisurve dhe arriti që rreth orës 19.00 t’i lokalizonte ata rrëzë malit në Kostur dhe t’u bënte thirrje për t’u dorëzuar. Mirëpo, siç konfirmohet edhe nga burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, 3 shqiptarët janë kundërpërgjigjur me kallashnikov. Policia greke njoftoi se Toma është kapur në fshatin Elaptora të Greqisë, rreth 27 km pasi kalohet kufiri grek, në pjesën që lidh Kosturin me Janinën.

Në atë zonë ishin fshehur edhe dy të arratisurit e tjerë Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj. Sipas mediave greke, përpara arrestimit të Gëzim Tomës, policia greke dhe 3 të dënuarit janë përleshur me armë në malet e Kosturit, ku mësohet se Toma ka mbeturt i plagosur. Të arratisurit Haxhiraj dhe Lula kanë mundur të largohen, ndërsa Gëzim Toma ka rënë në prangat e policisë greke. Sipas gazetës “Ta Nea”, Gëzim Toma, ka marrë plagë gjatë operacionit, teksa u dërgua në infermierinë e komisariatit të Kosturit në Greqi. Sipas krerëve të policisë së Korçës, edhe dy të arratisurit e tjerë po kërkohen në mal, pasi dyshohet se janë fshehur në zonën përreth.

Ndërkaq, burime policore thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se këto ditë, që pas arratisjes të së shtunës e deri dje, policia kufitare greke, e lajmëruar nga pala shqiptare, organizoi disa operacione kërkimi, me mjete të sofistikuara teknilogjike dhe me disa oficerë, me të cilët ishin zhvilluar aksione për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë, para pak muajsh. Ndonëse bëhet fjalë për zona të largëta me njëra-tjetrën, terreni është thuajse i njëjtë, pra malor dhe me bimësi të dendur. Gjatë këto 5 ditë kërkime, ky grup prej 3 personash (tashmë janë vetëm 2), mundi të largohet mes maleve, i ndihmuar nga banorë të zonës, ku mendohet se janë strehuar për kohë të shkurtëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here