Home ShowBiz Dorina, vajza e Gjergj Lekës në shoun italian “Faktor X”

Dorina, vajza e Gjergj Lekës në shoun italian “Faktor X”

270
0

Nuk thonë kot që dardha bie nën dardhë!. Lajmi që një shqiptare është kualifikuar për të marrë pjesë në reality shoun “Faktori X” bëri xhiron e botës. Dhe nuk janë të pakta raste ku shqiptarët triumfojnë mes konkurrentëve nga e gjithë bota. Kështu ka ndodhur edhe me Dorina Lekën. Mbiemri i saj na vjen i njohur, e talentuar në këngë… e më tej mësojmë se është vajza e kantautorit Gjergj Leka.

Duket se Dorina e ka në gjak muzikën dhe si e tillë ka këmbëngulur që të jetë pjesë e realit shou “X Faktor” i cili realizohet dhe transmetohet nga televizionin Italian “Rai 2″. Në këtë emision që evidenton dhe promovon talentet e reja do të jetë për herë të parë dhe shqiptarja Dorna Leka. I ati i saj ndihet shumë krenar që vajza ka arritur një sukses të tillë. Në profilin e tij në facebook është shprehur se; ” të gjithë baballarët janë krenar për fëmijët e tyre…. por mua në fakt, vajza ime më ka bërë të ndihem krenar që jam baba. Faleminderit zemër”.

Është një falënderim që Gjergji i bënë vajzës së tij 24 vjeçare për talentin e trashëguar dhe këmbënguljen artistike. Dorina jeton prej shumë vitesh në Itali, aty ka marrë dhe mësimet e para në muzikë dhe piano. Në i urojmë suksese Dorinës dhe shpresojmë të ndërtojë një tjetër emër të madh mes artistëve shqiptar që janë në botë.

Previous articlePse libri i kujtimeve nuk mund ta shpëtojë imazhin e Toni Blerit?
Next articleBukoshi kandidat për kryetar të LDK-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here