Home Kulture Leka Zogu i Parë zyrtarizon fejesën e të birit

Leka Zogu i Parë zyrtarizon fejesën e të birit

1293
0

Tiranë, 1 shtator –  Leka Zogu i Parë zgjodhi të përkujtojë 82 vjetorin e krijimit të Mbretërisë së Shqipërisë duke zyrtarizuar për mediat fejesën e Princit Leka me Elia Zaharian, vajzën e aktores së mirënjohur Yllka Mujo.
Edhe pse fejesa e Princit Leka u përcoll në media pak kohë më parë, Leka Zogu i Parë zgjodhi pikërisht ditën e sotme për të zyrtarizuar vendimin e të birit në prani të mediave, përfaqësuesve të familjeve të mëdha shqiptare apo atyre të Partisë Lëvizja e Legalitetit, ka raportuar BalkanWeb.
Pasardhësi i mbretit Ahmet Zogu kujtoi datën historike, e cila sipas tij shënon krijimin e një shteti modern për herë të parë për shqiptarët.
Më tej duke e përqëndruar bisedën në zhvillimet aktuale, Leka i Parë vlerësoi vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës, por kërkoi që diplomacia shqiptare të reagojë ndaj lëvizjeve të Serbisë si dhe të kërkojë daljen sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt nga gjyqi i Hagës.
Duke u ndalur në aktualitetin shqiptar, Leka Zogu i Parë i kërkoi partive politike të arrijnë kompromisin në mënyrë që të zgjidhen problemet parësore për popullin shqiptar, sic janë cështja e pronave, reforma në drejtësi dhe arritja e standardeve zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here